Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Hedhurinat e së shkuarës s'do mund të na ndalin vrapin drejt BE
English

Berisha: Hedhurinat e së shkuarës s'do mund të na ndalin vrapin drejt BE

"8 dhjetori, është dita e ngadhënjimit të idealit evropian të rinisë shqiptare"

Tiranë, 8 Dhjetor NOA / Përmbledhje - Kryeministri Sali Berisha përshëndeti nga sheshi "Skënderbej" qytetarët e mbarë vendit, me rastin e 8 dhjetorit, ditës së rinisë, 19 vjetorit të shembjes së diktaturës në Shqipëri.

Nga sheshi ku disa qindramijë vetë ishin grumbulluar, Berisha shpalli datën 8 Dhjetor si ditë feste kombëtare. Vendimi i publikuar nga Berisha erdhi një ditë pasi Partia Republikane propozoi që kjo ditë të shpallet festë zyrtare.

Në fjalën e tij, Kryeministri fillimisht përmendi se në 8 dhjetor të vitit '90 Shqipëria e bllokmenëve mizorë numëronte burgjeve, të burgosur, të internuar, të pushkatuar më shumë se të gjitha vendet ish-komuniste satelite të Bashkimit Sovjetik të marra së bashku.

"Ajo ishte vendi më i izoluar i planetit, - vendi në të cilin edhe vitin e rënies së murit të Berlinit në Gjermani, në sheshet dhe qytetet e tij vareshin poete dhe disidente, ekzekutoheshin në kufijtë e tij djemtë dhe vajzat shqiptare vetëm e vetëm sepse rendin drejt lirisë".

Deri në ditët më të vona tingëllonin për ne sa aktuale, aq dhe të kobshme, atë ditë dhjetori të vitit 90 vargjet kushtrim të Ndre Mjedës.

"Më 8 dhjetor të vitit 90 studentët e Universitetit të Tiranës me ne krye tribunin e lirisë Azem Hajdari me një guxim legjendar, me kurajën mbinjerëzore do të përballeshin ne sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të vendit me diktaturën me mizore te Evropës, nga një betejë si ajo e Davidit me Golian dhe do të ngadhënjenin mbi të, do të hapnin, do shkallmonin dyert mbyllura të lirisë për ne dhe mbarë shqiptarët", - vuri në dukje Kryeministri.

Në vijim, ai atakoi indirekt shefin e opozitës, Edi Rama dhe përkrahësit e tij: "Hedhurina e të shkuarës, të bllokmenëve të rinj s'do mund të ndalin kurrë vrapin tonë drejt të ardhmes që meritojmë. Thirrja jonë vëllazërore në sheshin Skënderbe për çdo shqiptar është, eja me ne të vrapojmë drejt të ardhmes që meritojmë".

Këtu Berisha bëri thirrje që "shqiptarët të bashkohen me ne për një Shqipëri pa viza, për një Shqipëri në Evropë" dhe shtoi:

"Sikundër në emër tuaj më lejoni që me plehrat e bllokut të djeshëm , me kockat e mafies do të tentojnë të na pengojnë, se garancia jonë e plotë dhe totale është mafies do t'i tregojmë ligjin me të gjithë rreptësinë e tij, kurse plehrave të bllokut ne koshin e historisë që meritojnë".

Kurse më tej, premtoi se afrimi me Evropën do të jetë më afër se kurrë:

"8 dhjetori është dita e marshit të lirisë sonë drejt Evropës, drejt anëtarësimit të plotë në BE, drejt fluturimit tonë pa viza në hapësirën e pafundme evropiane. Për ne, studentet dhe studentët, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë që shembën perden e hekurt, që shembën bllokun barbar të tiranisë, pasi u rikthyem në pushtet shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, zhbllokuam integrimin e Shqipërisë në Evropë, firmosëm marrëveshjen e stabilizm-asociimit, pranimin e kërkesës sonë për anëtarësim në BE"

"Sot ne jemi shumë, jemi më shumë se kurrë më parë, ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë evropiane, Shqipërinë e ëndrrës sonë biblike, Shqipërinë zonjë midis zonjave në Evropë. Ndaj dhe nga ky shesh së bashku me ju le të ftojmë çdo shqiptar të bashkohet me ne, të bashkohet me uraganin tonë të integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë', - tha Berisha.

e.r/e.l/NOA

KOMENTE