Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhunohen Varrezat Katolike në Shkodër, arrestohet një i dyshuar
English

Dhunohen Varrezat Katolike në Shkodër, arrestohet një i dyshuar

Shkodër, 8 Dhjetor NOA - Varrezat Katolike në Shkodër janë dhunuar ditën e sotme duke shkaktuar zemërim te banorët dhe vënë në lëvizje policinë pas denoncimit të mbërritur në sallën operative.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në varrezat katolike të lagjes "Skënderbeg" në qytetin Shkodër, sot pasdite policia konfirmoi arrestimin e 17-vjeçarit V. Sokoli, lindur dhe banues në lagjen ku ndodhi incidenti.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, u konstatua se ishin dëmtuar dhe vjedhur kangjellat rrethuese dhe zbukuruese të tre varreve.

Hetimi nxori se autor i ngjarjes ishte pikërisht i mituri Sokoli, që sipas policisë, ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale të vjedhjes së pasurisë së tjetrit.

"Pas një pune operative procedurale, nga ana jone është bere e mundur dokumentimi me prova ligjore si dhe identifikimi i autorit te kësaj vepre penale, i cili rezultoi se ishte shtetasi V. Sokoli", - sqaroi zyrtarisht policia.

Ajo shtoi se janë bllokuar dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale, kangjellat zbukuruese dhe tre vazo lulesh te varreve te dëmtuar.

Pas rënies në pranga dhe përfundimit sërish në qeli, adoleshenti përballet me akuzat për veprat penale të vjedhjes si dhe atë të dhunimit të varreve, hetimet e të cilave do t'i vazhdojë Prokuroria e Shkodrës.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE