Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humbësit e vërtetë të sherrit Berisha-Rama
English

Humbësit e vërtetë të sherrit Berisha-Rama

"Ngritja e gardhit të opozitës, që PS po bën gradualisht duke e armiqësuar votuesin e saj me shtetin, ku LSI është pjesë integrale, të çon në përfundimin se sa më e egër të zhvillohet lufta politike mes Qeverisë dhe opozitës, aq më shumë komponenti i majtë i qeverisjes së djathtë do të humbasë pigment dhe peshë elektorale"

Nga Skënder Minxhozi

Kur një vit e gjysmë më parë dy partitë e mëdha kalonin me nxitim dhe mes reagimit të ashpër të të vegjëlve ndryshimet kushtetuese dhe paketën zgjedhore, krahas dyshimeve që ngjallte kjo reformë më së pari në lidhje me kompetencat e krerëve të shtetit, Presidentit e Kryeministrit, u nënvizua me forcë fakti që Kodi i Ri Elektoral do t‘i jepte skenës politike një fytyrë bipolare. 28 qershori i dha Shqipërisë jo vetëm një skenë politike me shumë elemente të bipolarizmit, por edhe një rezultat shifror mes kampeve (pozitë-opozitë), i cili solli një barazim numerik. Aq e vërtetë është kjo, saqë për të zgjidhur lëmshin e ri të zgjedhjeve u desh që të merreshin vota majtas, për të krijuar një mazhorancë të brishtë djathtas. Kjo është panorama që kemi para syve prej pesë muajsh, qëkurse Sali Berisha dhe Ilir Meta vendosën që t‘i thonë "Jo" alternativës së një qeverie me bazë të gjerë, duke i dhënë jetë ekzekutivit që kemi sot. Berisha dhe Meta besuan shumë te kjo formulë, për të nxjerrë nga politika Ramën dhe për ta hedhur PS'në një stinë të gjatë kotësie dhe krize të brendshme, duke i mëshuar fort idesë se kjo aleancë e re, atipike dhe moralisht e shëmtuar, i kishte vënë vulën çështjes së pushtetit për shumë e shumë vjet, ndoshta deri në vitin 2017! Që prej atij momenti shumë ujë ka rrjedhur nën ura. Dhe sidomos, shumëçka ka ndryshuar në jetën tonë politike. Kryesisht atë opozitare. Partia Socialiste duket se po gjen ngadalë, pas shtatorit, arsyet e ekzistencës, lidershipin dhe motivacionin për të ecur përpara. Qeveria e re po noton në muajt e parë të një mandati që më shumë harxhohet duke u marrë me jetën private të Edi Ramës, sesa duke punuar për të çuar ligje në një Kuvend të zbrazur nga bojkoti socialist. Jo vetëm kaq: Edi Rama është më i fortë sesa tre apo katër muaj më parë. Ai po përpiqet të grumbullojë rreth vetes një pjesë të madhe të pakënaqësisë politike e sociale të vendit, duke iu imponuar Kryeministrit nga pozita e forcës. Diçka e pamendueshme vetëm pak javë më parë. Nga ana tjetër, rivali i tij i të njëjtit krah, Ilir Meta, duket se është inkuadruar tashmë në një tjetër korsi, duke marrë mbi vete (me hir ose pa hir) avantazhet e pushtetit, por edhe kostot e tij. Pesha e partisë së Metës ka rënë dukshëm, duke çeduar për shkak të momentit të ri paszgjedhor dhe të ashpërsimit të klimës politike. Së fundi, grupimi anti Rama duket totalisht i "zbutur". Janë zhdukur oponenca publike e Blushit dhe Malajt, janë fashitur zërat kritikë të deputetëve rebelë dhe sigla gjysmëmisterioze LMN. Tani dëgjohet vetëm zëri kërcënues i Berishës dhe replikat e ashpra të Ramës. Aty ku bien topat, nuk dëgjohen pushkët, thotë proverbi. Këto dy frymëzime, ose më mirë platforma rivale brenda dhe jashtë PS'së së Edi Ramës, pra LSI dhe LMN, duket se janë viktimat e para të sherrit Berisha-Rama që ka ngërthyer sot Shqipërinë para televizorit. Ilir Meta është viktima e parë e madhe e sherrit që përjetojmë sot, mes dy krerëve të politikës shqiptare. Ashpërsimi i marrëdhënieve mes PD e PS, sharjet publike të Kryeministrit dhe mijërat e protestuesve të 20 nëntorit në muret e Qeverisë, kanë sjellë një klimë cilësisht të re brenda popullit opozitar. Nuancat e të majtës socialiste dhe lësëiste janë një dekor i harruar i zgjedhjeve të fundit, diferenca mes Ramës dhe Metës gjithashtu është një rivalitet i vogël dhe meskin përballë përplasjes së madhe Berisha-Rama. Ngritja e gardhit të opozitës, që PS po bën gradualisht duke e armiqësuar votuesin e saj me shtetin, ku LSI është pjesë integrale, të çon në përfundimin se sa më e egër të zhvillohet lufta politike mes Qeverisë dhe opozitës, aq më shumë komponenti i majtë i qeverisjes së djathtë do të humbasë pigment dhe peshë elektorale. Ka shumë gjasë që vetë Meta të ketë heshtur pa asnjë dëshirë kur ka dëgjuar sulmin personal të Berishës ndaj Ramës (ai vetë ka qenë ndër vite objekt sulmesh po kaq të ashpra të Kryeministrit), pa mundur të artikulojë asnjë fjalë më tepër, sesa një thirrje për vetëpërmbajtje dhe "braktisje të sulmeve personale nga Edi Rama". Logjika e centralizmit ushtarak mbi të cilën ngrihet Qeveria e sotme dhe lidershipi i padiskutueshëm i Sali Berishës brenda këtij ekzekutivi, e kanë vënë Ilir Metën në pozitën e nxënësit që dëgjon pa qejf këshillat e mësuesit, të cilin rëndom e ka tallur dhe ironizuar. Nuk ka ditë që kreu i LSI të mos dalë në publik për t‘u shprehur për temat politike të brendshme. Nuk ka ditë që ai të mos rivalizojë në distancë me Kryeministrin, sa u përket prononcimeve dhe qëndrimeve që nuk kanë të bëjnë me diplomacinë, të cilën e drejton. Së fundi, Meta ka ofruar të bëhet palë indirekt që Kryeministri dhe kreu i opozitës të gjejnë një gjuhë të përbashkët për krizën e pushtetit vendor. Një hapje e ndrojtur dhe një mision i pamundur ndërmjetësimi për një figurë e cila është aktualisht po kaq e papranueshme majtas, sa edhe vetë zoti Berisha. Por ka dhe një humbës të dytë në radhët e së majtës, në këtë sherr që ka plasur së fundi mes kryepozitarit dhe kryeopozitarit. Fjala është për oponencën brenda PS'së, e cila nuk arriti kurrë të bëhet opozitë. Ndoshta kjo është një fitore e vogël për Ramën në këto orë të ethshme përballjeje publike me Berishën, por që gjithsesi dëshmon se krisjet e dikurshme të shkaktuara nga humbja e 28 qershorit, të paktën për momentin, janë "suvatuar". Shumëkush i kujton ditët e nxehta të verës, kur Edi Rama i ndodhur në pozicionin më të vështirë qëkurse ka hyrë në politikë, la Shqipërinë dhe gjeti "strehë" në SHBA, ndërkohë që në mediat e Tiranës dy pretendentët e postit të tij garonin se cili do të hidhte akuzën më të ashpër kundër njeriut që kishte dështuar në 28 qershor. Ishin ditë kur fati politik i Edi Ramës kujtohej i vendosur dhe kur debati lidhej më shumë me modalitetet dhe me emrat e pasardhësve të mundshëm. E pra sot, kur opozita gjendet nën kërcënimin e fjalimeve radikale të Kryeministrit dhe nën efektin shokues të nismave ligjore selektive, të bësh oponencë brenda llojit është me sa duket, një luks i tepruar. Ka qenë e pritshme që egërsimi i klimës politike, me afrimin e vjeshtës, do të sillte ujë në mullirin e kryetarit të rizgjedhur Rama. Por ka qenë e pamendueshme që në këtë skenar hipotetik të futeshin me kaq forcë elemente të tilla si protesta e 20 nëntorit dhe fjalimi i Kryeministrit në Kuvend. Këto dy piketa duket se kanë farkëtuar një histori të re për opozitën shqiptare. Ku s‘ka vend (gjithnjë për momentin) as për luftë brenda llojit dhe as për skema hileqare bashkëpunimi me palën tjetër "në emër të integrimit dhe heqjes së vizave". Po rrojmë në një kohë bardhezi. Ngjyrat dhe nuancat janë gjithnjë e më pak të dallueshme. Dhe të këshillueshme!

KOMENTE