Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Turqia mund të ketë rol kritik për Iranin
English

Obama: Turqia mund të ketë rol kritik për Iranin

Presidenti Barak Obama tha se Turqia mund të jetë lojtar i rëndësishëm në përpjekjet për të zgjidhur çështjen e programit bërthamor të Iranit

Nga Andrew F. Tully*

Në takimin në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barak Obama dhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, diskutuan një varg çështjesh, duke filluar nga programi bërthamor i Iranit dhe konflikti izraelito-palestinez, e deri te ngrohja e marrëdhënieve të Turqisë me Armeninë. Presidenti Obama tha se ai dhe kryeministri Erdogan janë dakorduar se njëra nga çështjet më të rëndësishme për dy aleatët e NATO-s është zgjidhja e programit bërthamor të Iranit. Obama tha se Ankaraja mund të luajë rol kritik në negociatat me Teheranin. "Unë i sugjerova kryeministrit se sa e rëndësishme është që të zgjidhet çështja e kapacitetit bërthamor të Iranit, ashtu që ta lejojë Iranin të zhvillojë programin bërthamor paqësor, por të japë garanci se ai do t'u bindet normave dhe rregullave ndërkombëtare". "Besoj se Turqia mund të jetë lojtar i rëndësishëm në përpjekjet për ta çuar Iranin në atë drejtim", tha Obama. Erdogan tha se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të përbashkët për një varg çështjesh rajonale, përfshirë programin bërthamor të Iranit, dhe theksoi se ai dëshiron të sigurohet një zgjidhje diplomatike për problemin. Por, Erdogan nuk u kufizua me kaq. "Ne nuk duam të shohim një vend në rajonin tonë që të zotërojë armë bërthamore dhe ne dëshirojmë që vendet e rajonit tonë që kanë armë bërthamore, të heqin dorë prej tyre", tha kryeministri turk. Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore druajnë se Irani synon të zhvillojë armë bërthamore. Erdogan tha se ai beson që Irani dëshiron vetëm energji bërthamore civile. Obama gjithashtu e lëvdoi Ankaranë për atë që e quajti kontribut të "jashtëzakonshëm" për përpjekjet e NATO-s në Afganistan. Në nëntor, Turqia e mori komandën e forcave paqeruajtëse në Kabul dhe atje ka rreth 1,700 ushtarë. Armenia gjithashtu ishte në agjendën e dy liderëve. Ky vend nënshkroi një marrëveshje historike me Turqinë në tetor, që mund të çojë në hapjen e kufirit të përbashkët pas afro një shekulli armiqësie. "Unë gjithashtu urova kryeministrin për hapat e guximshëm që i mori për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-Armeni dhe e inkurajova të vazhdojë në rrugën e njëjtë", tha Obama. Presidenti amerikan gjithashtu i shprehu ngushëllime liderit të Turqisë për vrasjen e pesë ushtarëve turq të hënën në Turqinë qendrore, ku janë aktivë pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit. "Ne kemi theksuar përpara dhe unë e kam riafirmuar që kur kam ardhur në zyrë, se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë PKK-në organizatë terroriste". "Ajo përbën kërcënim jo vetëm në Turqi, por edhe në Irak. Si aleatë të NATO-s, ne duhet t'i ndihmojmë njëri-tjetrit për t'i mbrojtur territoret tona", tha Obama. Sa i përket konfliktit izraelito-palestinez, Erdogan foli publikisht për mospajtimet e tij me politikën e Izraelit, sidomos përgjigjen ushtarake të tij ndaj sulmeve raketore palestineze kundër fshatrave të Izraelit. Ankaraja ka qenë edhe si ndërmjetësuese e palëve në Lindjen e Mesme. Por, eksperti Dejvid Filips, nga Fondacioni Heritage, tha se Erdogani kësaj ia ka vënë fundin. "Erdogani seriozisht e ka rrënuar rolin tradicional të Turqisë si urë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, pjesërisht për shkak se retorika e tij është në thelb anti-perëndimore". "Përveç kësaj, ai ka kritikuar jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe Izraelin dhe kjo i hedh hije rolit tradicional të Turqisë si ndërmjetësues", tha Filips. Filips i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja për këtë është sepse Erdogan vjen nga një parti islamike në spektrin politik të Turqisë. Ai me këtë rast i përkujtoi shqetësimet kur Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e fitoi shumicën e ulëseve në Parlament, në vitin 2003. Filips tha se këto shqetësime tash po bëhen realitet. Ai tha se beson se Turqia nuk mund të jetë më ndërmjetësues i drejtë për Lindjen e Mesme apo për çështjen bërthamore të Iranit, derisa partia e Erdoganit të jetë në pushtet. (*) RFE

KOMENTE