English

Pragë, Partitë Evropiane Socialiste zgjedhin si anëtare Partinë Socialiste Shqiptare

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Zëdhënësja e PS-së deklaroi sot se Kongresi i Partive Socialiste Evropiane i cili po zhvillon punimet e tij në Pragë ka pranuar sot Partinë Socialiste të Shqipërisë si anëtare të Partive Evropiane Socialiste si dhe Kryetarin e saj Edi Rama anëtar të Presidencës së PES.

Sipas zëdhënëses së Partisë Socialiste, Armela Imeraj, pas zgjedhjes së PSSH si anëtare e Partive Socialiste Evropiane, Kryetari i PES Martin Schultz ka përshëndetur këtë anëtarësim duke thënë se "Ky është një sukses i madh për të gjithë ne. Është mbi të gjitha një sukses për ju dhe për Shqipërinë pasi është një hap më tej i juaji drejt Evropës. "Ajo për të cilën ne kemi nevojë është demokracia, drejtësia sociale dhe respekti për shtetin ligjor, parime këto të rëndësishme sidomos për Shqipërinë në këto momente" ndërsa nga ana e tij kreu i PS-së Edi Rama pas anëtarësimit në PES, theksoi se "Ky është një moment historik për Partinë Socialiste, është moment historik për gjithë socialistët dhe progresistët shqiptarë, sepse ne sot jemi anëtarë me të drejtë vote të Partisë Socialiste Evropiane. Pra PSSH është integruar në BE, duke u bërë pjesë e PSE, me të drejtë vote, me përfaqësi në Kongresin dhe Presidencën e saj."

k.k/NOA

KOMENTE