Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Procesi i Hagës, sot do të dëshmojnë për pavarësinë e Kosovës SHBA dhe Rusia
English

Procesi i Hagës, sot do të dëshmojnë për pavarësinë e Kosovës SHBA dhe Rusia

Hagë, 8 dhjetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë shtetet e radhës të cilat do të japin sot dëshminë e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.

Dëshmia e tyre cilësohet si mjaft e rëndësishme në këtë proces, pasi nga njëra anë kemi Shtetet e Bashkuara të cilat njihen si mbrojtësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovë, ndërsa Rusia si mbështetësja kryesore e Serbisë. Por dy shtetet tjera që renditen në këtë radhë janë edhe Spanja e Finlanda, edhe këto të ndara mes tyre me pro dhe kundër ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës.

Dje ka nisur java e dytë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës.

Këto janë shtete të cilat paraqesin një rëndësi të veçantë në gjykim, duke iu shtuar listës së atyre që dhanë vlerësimin e tyre gjatë javës së kaluar, mes tyre edhe Shqipëria.

Mes këtyre shteteve të përmendura, Kina dhe Qiproja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe pritet që ato të flasin kundër saj në seancën dëgjimore.

n.e/NOA

Â

KOMENTE