Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha - mesazh qytetarëve: Mos konfondoni kurrë Edi Ramën me opozitën
English

Berisha - mesazh qytetarëve: Mos konfondoni kurrë Edi Ramën me opozitën

"Unë ju ftoj ju të mos konfondoni, aty ku punoni dhe jetoni, kurrë dhe asnjëherë, këtë zotëri, këtë shok, me fqinjin tuaj socialist, me të afërmin tuaj socialist, as edhe me opozitën, e cila është një vlerë morale e pakontestueshme për vendin"

Tiranë, 9 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për të gjithë pjesëmarrësit në mitingun festiv të 8 Dhjetorit.

Pas fjalës përshëndetëse në shesh, kryeministri Berisha sot ka rikthesuar edhe një herë se "8 Dhjetori, tashmë kjo Festë Kombëtare, bashkoi në shesh gjysmë milioni shqiptarë, një akt historik në nderim të datës që ndau historinë".

"Ne u bashkuam në shesh gjysmë milioni qytetarë, si kurrë ndonjëherë, me ndjenjën e thellë të besimit të asaj që realizuam 19 vite më parë, të asaj që studentët liberatorë, të udhëhequr nga Azem Hajdari, realizuan me 8 dhjetor të viti 1990. Nderuam, pra veprën e tyre të madhe, nderuam kurajën, trimërinë, guximin tonë. Por në sheshin "Skënderbej" ne nuk u mblodhëm për të nderuar vetëm atë datë. Jo, ne ishim shumë në shesh, më shumë se kurrë, sepse sot ne jemi shumë, jemi më shumë se kurrë. U mblodhëm edhe për të festuar përpjekjet dhe arritjet tona 19-vjeçare. 19 vjet më parë, ne ishim djem, vajza, burra, gra, që dyert i hapëm, por rrugën nuk e dinim. Këto 19 vite, ne e mësuam rrugën duke ecur, duke udhëtuar. Por kemi kaluar një rrugë jo të lehtë, të suksesshme, për të cilën duhet të jemi krenar", - theksoi Berisha.

Në mesazhin e tij, Kryeministri atakoi më tej Edi Ramën edhe një herë kur tha: "Unë jam i vetëdijshëm se në sheshin "Skënderbej" nuk ishin të paktë, madje të shumtë, që ndjeheshin të lënduar, ndjeheshin të irrituar me të drejtë, sepse sot pas 19 vitesh një njeri, një udhëheqës i Partisë Socialiste, por do të më falni, se do të shprehem, një udhëheqës pa brekë, sepse siç ka dalë zotëria e tij në plazhet publike, nuk ka një politikan të vetëm në botë që të ketë dalë, nuk ekziston një politikan që vazhdon karrierën politike pas një akti apo një gjesti të tillë, ai njeri deklaron se do të shkelmojë mbi votën tuaj, deklaron se nuk njeh vullnetin tuaj".

Berisha tha se Rama nuk i njeh zgjedhjet vetëm për interesa mafioze të pastra, duke theksuar se ai, "është i vetmi që unë di sot, për 9 vite me radhë, i mohoi kafshatën fëmijës së tij".

Në këtë pikë Berisha apeloi: "Unë ju ftoj ju të mos konfondoni, aty ku punoni dhe jetoni, kurrë dhe asnjëherë, këtë zotëri, këtë shok, me fqinjin tuaj socialist, me të afërmin tuaj socialist, as edhe me opozitën, e cila është një vlerë morale e pakontestueshme për vendin".

Këtë ftesë Berisha e argumentoi me faktin sipas tij, se Rama "nuk ka asnjë interes opozitar, nuk ka asnjë interes demokratik, ka thjesht vetëm një kauzë mafioze, kauzë e cila qëndron në përvetësimin e qindra mijëra, në mos miliona metra katror, troje publike në Tiranë, me klanet mafioze që e drejtojnë dhe i drejton; kauzë e cila konsiston në mbylljen e rrugëve dhe ndërtimin mbi rrugët e kryeqytetit; kauzë, e cila konsiston në shndërrimin në bashkëpronar në tokat dhe trojet publike, sikur të ishin trashëgimi e të atit dhe jo pronë e qytetarëve shqiptarë; kauzë, e cila konsiston në shpifjet dhe trillime të ulëta, të përditshme, ndaj cilitdo, në mënyrë që të krijojë përshtypjen se këtu në Shqipëri janë të gjithë të përlyer si ai".

e.l/NOA

Fjalimin e plotë të Berishës e lexoni këtu

KOMENTE