English

Elbasan, arrestohen dy të rinj, u kapën me 3 kilogramë drogë

Elbasan, 9 dhjetor NOA - Dy të rinj janë arrestuar sot nga policia e Elbasanit pasi posedonin një sasi prej 3 kilogramë lëndë narkotike Kanabis Sativa.

Operacioni i koduar "AKSIONI 2009", i zhvilluar mesditën e sotme u finalizua me arrestimin e Olti Ndreka, 22-vjeç dhe Erlis Ndreka, 25-vjeç lindur dhe banuesa në lagjen ‘Gurëz e Madhe" Lushnje.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye, pasi u kapën në lagjen "Aqif Pasha" në Elbasan, në një lokal dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë, dy të rinjve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kilogram lëndë narkotike e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike Kanabis Sativa.

k.k/NOA

KOMENTE