Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, Kojdheli: Qeveria Berisha nuk ka pasur synim luftën ndaj korrupsionit
English

G99, Kojdheli: Qeveria Berisha nuk ka pasur synim luftën ndaj korrupsionit

Tiranë, 9 dhjetor NOA - Përfaqësuesi i G99, Genc Kojdheli u shpreh sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit se qeveria Berisha nuk ka pasur kurrë synim luftën ndaj korrupsionit, qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance ishte të vendosej vetë në krye të korrupsionit.

"Sot kjo është e qartë, kur shohim paratë që qytetarët duhet të paguajnë çdo ditë, në çdo derë të shtetit, nga spitalet, hipoteka, tatimorët e deri tek çdo aparatçik i vogël i këtij shteti që qelbet nga koka" tha Kojdheli.

Sipas G99, sejmenët e qeverisë frymëzohen nga shembulli i shefave të tyre, që për një grusht para më shumë vranë 26 njerëz në Gërdec, që zhvatën paratë e rrugës së kombit, vodhën tokat më të mira të Shqipërisë, që paguan më paratë e vjedhura nga taksapaguesit një fushatë zgjedhore, për të vazhduar grabitjen e ç'ka mbetur nga ekonomia e pasuria e vendit.

"Qeveria Berisha ka dështuar haptazi në zbatimin e strategjisë antikorrupsion, ka uzurpuar gjyqësorin dhe ka garantuar mos-ndëshkimin e përfaqësuesve të vetë politikë përmes imunitetit parlamentar apo presionit të dukshëm e të padukshëm mbi prokurorinë dhe gjykatat. Kjo mazhorancë duhet tu tregojë shqiptarëve se cilët janë fajtorët për shpërthimin e Gërdecit, për rrëzimin e tunelit të Kalimashit, për shitjen e tokave bregdetare badiava në favor të një rrethi shumë të ngushtë njerëzish, e për shumë skandale të tjera korruptive", tha më tej Kojdheli.

k.k/NOA

KOMENTE