Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha niset në Kongresin Statusor të Partive Popullore Evropiane
English

Kryeministri Berisha niset në Kongresin Statusor të Partive Popullore Evropiane

Bon, 9 dhjetor, NOA - Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dy ditore në Bon, në Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin Statusor të Partive Popullore Evropiane, i cili zhvillohet në datat 9-10 dhjetor në Uorld Conference Centre dhe është evenimenti më i madh për Partitë Popullore Evropiane, që pas qershorit 2009.

Bëhet me dijeni se gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të jetë pjesëmarrës në aktivitetet dhe seminaret e organizuara nga Qendra për Studimet Evropiane me temë "Domethënia e vitit '89 - Mësime për shekullin e 21-të", si dhe në seksionet dhe punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane, gjatë së cilit ai do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse.

Gjithashtu, kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime bilaterale dhe do të shkëmbejë ide dhe mendime me liderët më të mëdhenj evropianë, pjesëmarrës në këtë Kongres, mbi sfidat me të cilat përballet Evropa sot, në ekonomi dhe pas krizës financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

Pritet që në aktivitet të jenë pjesëmarrës mbi 1500 delegatë, të cilët do të japin me diskutimet dhe analizat e tyre, një kontribut të rëndësishëm në axhendën politike evropiane, drejt politikave ekonomike të qëndrueshme, për kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike dhe integrimit evropian të vendeve që e aspirojnë atë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE