English

LSI, Haxhinasto: PS mesazh për të zhvendosur debatin politik nga rruga në Kuvend

Tiranë, 9 dhjetor NOA - Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka dalë sot në një konferencë për shtyp me anë të së cilës ka përshëndetur mitingun e djeshëm duke deklaruar se mitingu i përmasave të jashtëzakonshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të shqiptarëve për të vazhduar rrugën e nisur të reformave që i çojnë ata më afër Bashkimit Evropian.

"Uroj që gjithkush ta ketë lexuar dhe kuptuar mirë mesazhin e djeshëm, veçanërisht lidershipi i Partisë Socialiste, dhe të reflektojë duke pasur parasysh përgjegjësitë politike dhe institucionale, përgjegjësi që sigurisht nuk kanë të bëjnë as me bojkotin, as me qëndrime destruktive që dëmtojnë sado pak imazhin e vendit, por nuk cenojnë aspak stabilitetin politik e institucional të një vendi anëtar të NATO-s dhe aspirant për anëtar të BE.

Mesazhi për PS për të ndryshuar kursin e saj politik, për ta zhvendosur luftën dhe debatin politik nga rruga në parlament, u dha shumë i qartë edhe gjatë punimeve të Kongresit të 8 të të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku mori pjesë edhe LSI-ja me një delegacion të kryesuar nga Kryetari i saj, Ilir Meta" tha Haxhinasto.Â

Pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur ndonjë rezolutë nga Partitë Socialiste Evropiane ku të theksohej zgjidhja e krizës dhe hapja e kutive, zv/kryetari i LSI-së iu përgjigj se nuk ka pasur asnjë rezolutë, asnjë raport, asnjë deklaratë i cili të bëjë një kërkesë të tillë.

Ndërkohë që se përse nuk kishte flamuj të partisë së LSI-së gjatë mitingut ndërsa të pranishëm drejtues të lartë të LSI-së, Haxhinasto iu përgjigj: "Dje ka qenë një miting i vullnetit të shqiptarëve për të konfirmuar rrugën e nisur nga Shqipëria dhe besoj që vullneti i shqiptarëve është shumë i rëndësishëm se çdo flamur partiak i çdo partie. Prezenca e z. Prifti është përfaqësuese mjaft e mirë e LSI".

k.k/NOA

KOMENTE