Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mëhilli: PD denoncon Ramën si strumbullarin e korrupsionit në Shqipëri
English

Mëhilli: PD denoncon Ramën si strumbullarin e korrupsionit në Shqipëri

Tiranë, 9 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar sot në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, kryetarin e opozitës si strumbullarin e korrupsionit në Shqipëri.

"Sot është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, ditë në të cilën, Partia Demokratike u bën thirrje të gjitha autoriteteve shtetërore, të rrisin transparencën dhe të japin kontributin e tyre në luftën kundër këtij kanceri të vërtetë.

Partia Demokratike gjithashtu denoncon Edvin Kristaq Ramën, njeriun që për 9 vite rresht i mohoi atësinë dhe kafshatën e gojës djalit të tij, si strumbullarin e korrupsionit në Shqipëri. Njeriun që ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në simbolin e shëmtuar të korrupsionit në Shqipëri dhe në botë" zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Sipas saj, në këtë Bashki, 70% e lejeve të ndërtimit merren nga Rama, Shkreli dhe Eftimi, ndërkohë që vetëm për "qytezën Rama-Delijorgji" u dhanë leje ndërtimi për 52 pallate.

"Mbi 500.000 m2 troje publike dhe përvetësime të trojeve private, u morën nga kupola e mafies së Tiranës, 5 deputete të Partisë Socialiste dhe tre koska të tjera mafioze.

Ndërkohë që për të tjerët, për të marrë një leje ndërtimi, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, në Tiranë duhen 399 ditë, duke e renditur kështu Bashkinë e Tiranës në një nga tre Bashkitë më të korruptuara në botë për lejet e ndërtimit.

Edvin Kristaq Rama, që mburret me krimet e të atit, është i vetmi Kryetar Bashkie në botë që për të ndërtuar pallatet e tij u bllokon rrugën qytetarëve në qendër të qytetit, i devijon lumin qytetit dhe përvetëson qindra mijëra metra katrorë prona publike për të fryrë kontot e tij dhe të mafies që kryeson" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE