Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëntë mujori, fitimi para taksës 4.9 milionë euro për Tirana Bank
English

Nëntë mujori, fitimi para taksës 4.9 milionë euro për Tirana Bank

English version below

Tiranë, 9 Dhjetor NOA - Në një publikim sot për rezultatet e nëntëmujorit të vitit në vazhdim, Tirana Bank pjesë e Pireaus Group, evidenton se ka treguar një performancë mjaft të mirë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2009.

Fitimi para taksës ka arritur 4.9 milionë euro duke shënuar një rritje të rëndësishme, krahasuar me tre mujorin e kaluar, njoftto banka.

Ndërkohë, provigjionet janë rritur në 3.7 milionë euro, me 54% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008.

Pavarësisht problemeve të krijuara nga kriza globale, Tirana Bank ka arritur të mbajë kreditë me probleme në nivel të ulët, 5.24% e portofolit të kredisë, e cila është më e ulët se ajo e sistemit bankar në Shqipëri.

Tirana Bank thotë se vazhdon të mbështesë klientët e saj me kredi për inidividë dhe biznese, në sajë të likuiditetit të lartë dhe kapitalit të lartë të mjaftueshmërisë 16.5%.

Konfirmohet se raporti Kredi/Depozita shënon 103% në fund të muajit Shtator 2009.

Sakaq, bëhet e ditur se Tirana Bank do të çelë këto ditë 2 degë të reja, pranë qëndrave tregtare Citypark dhe Megatek, duke e çuar në 47 degë anembanë vendit.

e.l/NOA

Nine month, Tirana Bank - Profits before tax 4.9 million Euro

Tirana, December 9 NOA - Tirana Bank showed a very good performance during the third quarter of 2009.

The bank's profit before tax reached 4.9 mln Euro marking an important increase compared with the previous quarter, despite that provisions were increased to 3.7 mln , 54% increase compared to the same period of 2008.

Despite the problems created by the current global crisis, Tirana Bank managed to keep problematic loans to a low level, 5.24% of loan portfolio, which is lower than the Albanian banking system.

Tirana Bank also continued supporting its clients with loans for individuals and businesses, due to its high liquidity and very high capital adequacy ratio 16.5%. Loan to deposits ratio marked 103% at the end of September 2009.

Tirana Bank is just opening two new branches in Citypark and Megatek and its branch network is now 47 branches all over Albania.

e.l/NOAÂ

KOMENTE