English

Rama: Gjyqe të panumërta ndaj Berishës, do t'i paguajë

Tiranë, 9 dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama doli para pak minutash në një deklaratë për shtyp menjëherë pas kthimit nga Kongresi i Socialistëve Evropian në Hagë, për të reaguar mbi akuzat sipas tij të pabaza të kryeministrit, Sali Berisha ndaj tij, PS-së dhe disa bizneseve ndërsa e akuzoi se po vë në "shënjestër" pushtetin vendor.

"Sali Berisha e ka parë të kotë se shpifjet dhe fyerjet e tij, sa do të zhurmshme dhe të përsëritura në dhjetëra gojë ministrash, të pacipë për të lënë gjurmë në mendjet e njerëzve nuk e mbulojnë dot gropën ku ka rënë ky pushtet i korruptuar që s'ka dhunë policore që e nxjerr nga gropa ashtu siç nuk ka gjë që e nxjerre vet Sali Berishën pa u lagur, nga gjyqet e panumërta ku një ditë do të jetë i detyruar të provojë përpara gjykatësve akuzat e tij monstruoze ose të paguajë për pavërtetësinë, e tyre.

Pa llogaritur këtu gjyqit që populli do ti bëjë me votë, këtij njeriu të cilit i ka dalë duarsh edhe vetvetja" tha Rama.

Rama e akuzoi Berishën se ka vënë në shënjestër edhe pushtetin vendor opozitar dhe duke asgjësuar ëdo ditë autonominë vendore ku të mundet si të mundet sa të mundet.

"E ka të kotë se kurdoherë ne në zgjedhjet vendore të opozitës na ka vendore më të vendosur se kurë

I shkreti Sali, mendon e do t'ia hedhë duke bërë sikur nuk dëgjon shqetësimet tona të mëdha dhe nga ana tjetër duke inskenuar shfaqje të poshtra si ajo e djeshmja ku kujton se i tregon dhëmbëve kundërshtarit përmes agresionit ndaj një prone sipërmarrje private por në fakt tregon panikun alarmant.

I them sot gjeokryeministrit të Shqipërisë hap kutitë ose largohu dhe harroje se në emër të një lufte politike që për të fshehur qëllimin e ke quajtur me tamtame kundër mafies do të mund të mbijetosh në një pushtet që sillet e vepron si vetë mafien me interesat dhe sipërmarrjet e këtij vendi" përfundoi Rama.

k.k/NOA

Â

KOMENTE