Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët protesta para selisë së BE-së për shtyrjen e negociatave të integrimit
English

Studentët protesta para selisë së BE-së për shtyrjen e negociatave të integrimit

Shkup, 9 dhjetor, NOA - Studentët e Universitetit të Shkupit sot do të organizojnë protesta para selisë së Bashkimit Evropian në kryeqytetin e Maqedonisë në shenjë proteste për shkak të mosdhënies së datës për anëtarësim nga Bashkimi Evropian.

Ivan Zhivkovski, kryetari i Universitetit shtetëror "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, ka theksuar se studentët dhe mbarë qytetarët e vendit janë të zhgënjyer nga mosmarrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.

"Jemi të zhgënjyer se si një vend i BE-së nuk na lejon një nga parimet bazë me të cilat udhëhiqet ky union, dhe ato janë e drejta e deklarimit, e drejta e identitetit dhe e drejta e gjuhës", ka theksuar Zhivkovski.

Unioni i Studentëve ka sqaruar se ata kanë të drejtën e tyre për të reaguar dhe se kanë kërkuar mbështetje nga universitetet e tjera.

NOA-INA

KOMENTE