English

Credit Rating: Ekonomia shqiptare, stabël dhe në kushte krize

Nju Jork, 10 Dhjetor NOA - Agjencia e Vlerësimit (Rating Agjency) Moody's (New York, USA) një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve (shteteve) ka vlerësuar me B1 vendin tonë me opinionin (stable outlook). Kjo do të thotë se vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim stabël.

Ekspertët vlerësojnë se ky vlerësim është i rëndësishëm, në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën.

Vlerësimi i dhënë nga Moody's, për Ministrinë e Financave është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar kredibilitetin dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit proreformë, probiznes dhe prointegrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura.

Ky rikonfirmim konstant vjen pas vlerësimit të dhënë në Prill 2009. Në argumentimin e këtij vlerësimin jepen fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim të qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive;

Ruajtjen e rritjes ekonomike për vitin 2009 nga 2% ne 5%, dhe në vitin 2010 nga 3% në 6.5%.

Niveli i ulet i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është më i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion.

Masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes se taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike si dhe reformat pro EU ofrojnë incentiva për investimet e huaja.

Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit evropian përbën një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacioni, institucionet, etj.

Ky vlerësim vjen në të njëjtën kohë kur mes 6 vendeve të rajonit të Ballkanit 5 prej tyre kanë marrë një vlerësim negativ në krahasim me vitin 2008.

r.l/e.r/NOA

KOMENTE