English

Imeraj: Berisha ka vetëm një zgjidhje me kosto të ulët për të, të hapë kutitë

Tiranë, 10 Dhjetor NOA - "Sali Berishës i ka mbetur vetëm një zgjidhje, e cila është me kosto të ulët për të dhe për të gjithë Shqipërinë:Të hapë kutitë, ose përndryshe, të largohet".

Ky ishte paralajmërimi që lëshoi para pak çastesh në një konferencë për shtyp Armela Imeraj, zëdhënëse e Partisë Socialiste.

Imeraj sugjeroi që Berisha "të mos dalë e të japë justifikime të kota për shpenzimet stratosferike të antimitingut të 8 dhjetorit, pasi tashmë të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se ky njeri harxhoi plot 4 milionë euro, ose më saktë 2 milion euro në orë, nga taksat e shqiptarëve, për të plotësuar tekat e tij individuale".

Në këtë kuadër, Imeraj vuri në dukje se sot, ekonomia shqiptare po kalon një moment të vështirë krize, çmimet po rriten e arka e shtetit po zbrazet.

"Por Sali Berisha, duke vendosur gjoba të paligjshme tek biznesi i madh e i vogël, duke i rënë në qafë sipërmarrësve dhe tregtarëve shqiptarë, ndryshe nga çdo Kryeministër i përgjegjshëm, harxhon në këto ditë krize, plot 4 milion Euro vetëm për 2 orë", - përfundoi Imeraj deklaratën për media.

e.r/NOA

KOMENTE