Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ksera: Plan për përmirësimin e jetës së romëve 5 vitet e tjera
English

Ksera: Plan për përmirësimin e jetës së romëve 5 vitet e tjera

Tiranë, 10 Dhjetor NOA Përmbledhje - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka mbledhur sot përfaqësues të organizatave ndërkombëtare donatore për t'i njohur me Planin Kombëtar të Veprimit për Romët.

Plani është hartuar në zbatim të deklaratës "Dekada e Përfshirjes Rome" dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre në realizimin e objektivave dhe masave konkrete të këtij plani.

Sipas ministrit Ksera anëtarësimi i Shqipërisë në inisiativën e nëntë vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, për Dekadën e Përfshirjes së Romëve, e cila synon përmirësimin e gjendjes social-ekonomike dhe përfshirjen sociale të minoritetit Rom në arsim, punësim, shëndetësi, strehim, është një tregues i seriozitetit të kësaj Qeverie në ndërmarrjen e angazhimeve konkrete për rritjen e mbështetjes për komunitetin rom.

"Në zbatim të Dekadës, u shpreh Ministri, ne tashmë kemi hartuar dhe jemi gati për zbatimin e një Plani Kombëtar të Veprimi, 2010-2015, në objektivat e të cilit janë rritja e pjesëmarrjes dhe frekuentimit të arsimit, zhvillimi i trashëgimisë kulturore, rritja e aksesit në formim profesional, punësim, skemat e mbrojtjes sociale, shërbimi shëndetësor, përmirësimin e kushteve të strehimit dhe infrastukturës, parandalimi i diskriminimit social dhe institucional të anëtareve të komunitetit rom", - tha z.Ksera.

Sipas Ministrit për realizimin e këtyre objektivave ambicioze dhe masave të parashikuara në Planin e Veprimit, për çdo fushë është parashikuar buxheti i nevojshëm që do të sigurohet nga buxheti i shtetit në bashkëpunim me organizatat donatore.

"Pikërisht edhe qëllimi i këtij takimi është që së bashku të vlerësojmë nivelin e bashkëpunimit dhe mbështetjen që duhet të ofrohet për realizmin e çdo mase për pesë vitet e ardhshme. Sipas vlerësimit të bërë nga ekspertët e të gjitha fushave buxheti në total për të gjithë Planin e Veprimit llogaritet në 2 miliard e 498 milion lekë, ndërsa buxheti vjetor në 417 milion lekë", - shtoi ministri.

Më tej Ksera kërkoi bashkëpunimin e donatorëve për të orientuar dhe mbështetur të gjitha projektet që lidhen me komunitetin rom, që janë gjithëpërfshirëse dhe premtojnë rezultate konkrete në terren.

Duke u ndalur konkretisht në sektorë të veçantë në të cilat kërkohet mbështetja e donatorëve, Ministri theksoi se kjo mbështetje duhet të jetë konkrete në fusha të tilla të rëndësishme si, financimi dhe bashkëfinancimi i projekteve që lidhen me hapjen e minipunishteve apo ndërmarrjeve të rrobaqepësisë, ku mund të punësohen një numër i konsiderueshëm i komunitetit rom, mbështetje e zanatçinjve, nëpërmjet pajisjes se tyre me vegla pune, hapjen e qendrave ditore për komunitetin rom, brenda të cilave të funksionojnë klasa të integruara për të eliminuar analfabetizmin mes radhëve të këtij komuniteti".

Përfaqësuesit e donatorëve si, KE-së, OSBE-së, PNUD-it, UNICEF-it, SOROS, etj., të cilët kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin iniciativat dhe projektet që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom dhe integrimin e tyre social-ekonomik, përshëndetën dhe vlerësuan iniciativën e Ministrisë së Punës për të marrë rolin koordinues dhe drejtues në hartimin dhe zbatimin e projekteve që i adresohen komunitetit rom dhe shprehën angazhimin e tyre për të vlerësuar dhe mbështetur konkretisht zbatimin e masave të parashikuara në Planin e Veprimit.

Ekspertë të Ministrisë së Punës prezantuan Planin Kombëtar të Veprimit dhe, pas diskutimeve të pjesëmarrësve, takimi doli me konkluzione, të cilat u përmblodhën nga zv/Ministrja Filloreta Kodra.

Ndër to ishin, institucionalizim i takimit me donatorët për çështjet rome çdo katër muaj, ngritja e një grupi ndërministror pune që do të ndjekë realizimin e objektivave të Planit të Veprimit, krijimi dhe mbajtja korente e një martice të projekteve që mbështetën nga donatorët në këtë fushë me qëllim koordinimin më të mirë të ndihmës aty ku janë nevojat dhe eliminimin e mbivendosjeve të tyre.

e.r/NOA

KOMENTE