Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbushen 10 vjet për Avokatin e Popullit, Dobjani: Kemi kontribuar për të drejtat
English

Mbushen 10 vjet për Avokatin e Popullit, Dobjani: Kemi kontribuar për të drejtat

Tiranë, 10 dhjetor, NOA - Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar një ceremoni të veçantë në përkujtim të 10-vjetorit të krijimit të tij.

Kreu i tij, Ermir Dobjani ka theksuar në fjalimin e tij përshëndetës rëndësinë e veçantë të punës që ky institucion ka kryer gjatë kësaj dekade të aktivitetit të tij në mbrojtje të qytetarëve.

"Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi shqyrtuar 30 mijë kërkesa të tyre dhe jemi përpjekur gjithmonë që me paanësi dhe profesionalizëm të mbrojmë të drejtat e qytetarëve në tërësi", theksoi ai.

Sipas tij, rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë dhënë kontributin e tyre edhe për ecurinë e procesit të integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai ka shtuar se gjatë gjithë periudhës së punës së kryer nga ky institucion, ai ka dorëzuar në Kuvend 9 raporte vjetore dhe 4 specifike, që të gjitha të shoqëruara me rekomandime në të mirë të jetës së qytetarëve, bazuar në ankesat e paraqitura prej tyre.

Sipas Dobjanit, tashmë është kthyer në një kulturë qytetare ankimimi pranë këtij institucioni i qytetarëve, duke e pasuar edhe me një mbështetje të ndërkombëtarëve, fakte këto që flasin për përmirësimin e punës dhe efiçencën e procesit të punës së Avokatit të Popullit.

n.e/NOA

KOMENTE