Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama sot merr Nobelin e Paqes, Kastro: Ai bën luftë dhe jo paqe
English

Obama sot merr Nobelin e Paqes, Kastro: Ai bën luftë dhe jo paqe

Oslo, 10 dhjetor, NOA - Dita e sotme, e cila në fakt njihet si ajo e të Drejtave të Njeriut në mbarë botën, përkon edhe me atë të tërheqjes prej presidentit amerikan Barak Obama të çmimit Nobel për Paqen.

Ky çmim atij iu caktua për këtë vit nga Akademia e Stokholmit, me argumentimin për kontributin e dhënë prej tij dhe përpjekjet e bëra që nga fillesa e mandatit të tij 1-vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e paqes në rajonet e konfliktuara.

Për këtë arsye, ai ka mbërritur sot në aeroportin e kryeqytetit norvegjez dhe pritet të marrë pjesë në ceremoninë e veçantë që do organizohet për nder të tij.

Por ashtu sikundër u kontestua që në momentin e marrjes së çmimit, akordimi i Nobelit për Paqe është kundërshtuar edhe sot që ai do t'i dorëzohet Obamës.

Fidel Castro, ish-lideri komunist kuban ka pohuar se ai nuk e meriton këtë çmim dhe u tregua cinik kur e pranoi atë, në një kohë kur ai kishte vendosur të çonte luftën në Afganistan në pasojë ekstreme.

"Obama nuk ka thënë gjë as për qindra e mijëra njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar, të cilët kanë vdekur në Irak dhe Afganistan", është komenti i Kastros në këtë ditë.

n.e/NOA

KOMENTE