Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reanimacioni bllokohet nga rastet me AH1N1, Sanatoriumi pezullon operacionet
English

Reanimacioni bllokohet nga rastet me AH1N1, Sanatoriumi pezullon operacionet

Tiranë, 10 dhjetor NOA - Spitali i sëmundjeve të mushkërive "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, apo Sanatororiumi prej dhjetë ditësh ka ndërprerë operacionet e planifikuara. Mjekja pneumologe Silvana Bala thotë se ky vendim u mor për shkak të numrit të madh të rasteve të rënda me gripin e derrit AH1N1 të cilat po trajtohen në reanimacion.

"Reanimacioni prej dhjetë ditësh është boshatisur dhe në të po trajtohen vetëm rastet me AH1N1. Rastet e tjera me komplikacione të pneumonisë të cilat janë urgjente kemi marrë masa të trajtohen në dy dhoma të veçanta të pajisura me të gjitha mjetet.

Mjekja thotë se rastet me gripin e derrit që janë paraqitur në spital kanë paraqitur komplikacione serioze.

Aktualisht në reanimacionin e Sanatoriumit janë në gjendje të rëndë për jetën 2 pacientë, një grua rreth të 50 tave nga Shkodra dhe një djalë i ri nga Tirana.

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik mësohet se vetëm një rast vdekje nga virusi i gripit të derrit është konfirmuar zyrtarisht ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A(H1N1) deri të mërkurën është 296. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 23 vjeç.

Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë.

b.m/NOA

Â

KOMENTE