Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumunët, si po ballafaqohen me të shkuarën
English

Rumunët, si po ballafaqohen me të shkuarën

Nga Oana Lungescu* Njëzet vjet më parë, regjimet komuniste ranë njëra pas tjetrës si domino, në mbarë Evropën Qendrore dhe Lindore.

I fundit që ra pas një revolucioni të përgjakshëm, ishte diktatori i Rumanisë, Nicolae Ceausescu.

Por komunizmi ka lënë një trashëgimi helmuese në arkivat e gjerë të policisë sekrete, Sekuritatea e frikshme, që ka patur një rrjet prej mbi gjysmë milion informatorësh.

Pas vitesh të tëra përpjekje, pjesa më e madhe e arkivave u hap për publikun, përpara se Rumania t'i bashkohej BE-së në 2007.

Arkivat e hapura

Në një ndërtesë të ushtrisë në periferi të kryeqytetit rumun, Bukuresht rafte prej metali janë të mbushura me dosje gri.

Janë mbi dy milion dosje, të vendosura në rafte që mund të kapin gjatësinë 20 km.

Germina Nagat është kryehetuese e Këshillit Kombëtar për studimin e arkivave të Sekuritates.

"Është një librari e së keqes. Është një histori e fajit njerëzor, e dobësisë njerëzore. Ndonjëherë edhe histori kurajoje," thotë ajo.

Ajo që Ioana Voicu Arnautoiu zbuloi këtu është një histori e jashtëzakonshme mohimi.

Ajo ka qenë violiniste në orkestër dhe ka lindur në një shpellë në malet karpate.

"Unë kam lindur në shpellë. Kjo është një shkallë. Nëna ime zbriti këtu me mua. Unë jam si një kukull".

Këto fotografi që Oana shpengon janë bërë nga Sekuritatea. Ajo i gjeti ato në vëllimet e dosjeve të ish shërbimit informativ rumun.

Prindërit e Ioanë kanë qenë partizanë, një pjesë e vogël e një grupi që i bëri qëndresë marrjes së kontrollit nga komunistëve në vitet 50.

Ata mund që të qëndronin për nën vjet, duke mbijetuar ndonjëherë me lëvozhga druri të ziera, derisa Sekuritatea i kapi.

Babai i saj u ekzekutua. Nëna u burgos, ndërsa Ioana dyvjeçare u çua në një jetimore dhe u rrit pa e ditur se kush ishte, derisa komunizmi ra dhe arkivat u hapën.

Historia e saj mund të duket e pabesueshme, nëse Sekuritatea nuk do t'i kishte mbajtur 85 dosjet e familjes së saj.

Dosja personale

Si shumë rumunë edhe unë kam patur një dosje.

Në vitin 1993 Securitate u përpoq të më bindte që të spiunoja, në këmbim të një pasaporte për të udhëtuar jashtë dhe të ilaçeve për kancerin e babait.

Unë thashë jo dhe e kam kërkuar këtë dosje pesë vitet e fundit.

Vetëm pak ditë më parë m'u tha që e kishin gjetur, ndaj shkova në arkivat e Këshillit Kombëtar për studimin e Arkivave të Sekuritates

Dosja është në dy volume dhe ajo fillon çuditërisht në vitin 1978, kur fillova studimet në universitet.

Një prej faqeve të fundit, në prill të vitit 1983 oficeri i Sekuritates shkruan që unë refuzova të firmos një zotim të shkruar për të informuar.

Në të njëjtën ditë ndodhet një tjetër dosje ku shkruhet 'shumë sekrete', e ku theksohen masat që do të merren ndaj meje.

Këtu përfshihen përgjimi i telefonatave dhe i korrespondencës.

Dosja e dytë ka rreth 138 faqe që janë transkriptim fjalë për fjalë i telefonatave të mija me të dashurin e asaj kohe apo me nënën time, ku flisja për sëmundjen e babait dhe sa shpejt ai do të vdiste.

Kur e sheh këtë dosje është shumë lehtësuese, por edhe shumë turbulluese.

Shumë të panjohur, fotokopjuan letrat e mija dhe zbardhën bisedat telefonike dhe për çfarë e bën këtë?

Qëndrimet kundër

Hapja e arkivave është çështje trazuese edhe për të tjerët.

Dumitru Burlan, tani një kolonel në pension i Sekuritates, ka qenë kryetruproja e ish liderit Nicolae Ceausescu.

"Është marrëzi hapja e këtyre dosjeve të Sekuritates. Ato nuk janë të tuat apo të mijat ato i përkasin shtetit."

"Nëse Ceausescu do të ishte ngritur nga varri do ta kishte vrarë veten me një plumb në kokë."

NË këshilin për arkivat e Sekuritates festohet pasi kryehetuesja Germina Nagat, ka zbuluar prova që një tjetër figurë publike ka bashkëpunuar me policinë sekrete.

Ai është një gjykatës i lartë, por mund të jetë një politikan, apo nëpunës i lartë civil.

Ajo thotë që ata që kanë qënë të lidhur me Sekuritaten duhet të ekspozohen.

"Ata janë një kërcënim, sepse vendosin një axhdentë të fshehtë, qëndresën ndaj reformave."

"Ushtrimi i tyre ishte të shkelnin çdo ditë të drejtat e njeriut, kjo ishte puna."

"Dhe tani duhet të bëjnë të kundërtën. Si mund ta bësh këtë. Nuk mund të kthehesh në balerinë pasi të kesh qenë elefant," thotë zonja Nagat.

Gjykatat rumune janë duke u marrë tani me 700 raste të lidhura me bashkëpunëtorë të Sekuritates.

Por deri tani gjykatësit kanë vendosur vetëm për tre të tilla.

Në vend mund të ketë ende shumë elefantë të epokës së komunizmit që janë duke marrë nëpër këmbë demokracinë e re të Rumanisë.

(*)Korrespondente e BBC-së për Evropën

KOMENTE