Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strazimiri: Asocimi i PS në PSE, zhvillim pozitiv që erdhi nga firmosja e MSA
English

Strazimiri: Asocimi i PS në PSE, zhvillim pozitiv që erdhi nga firmosja e MSA

Tiranë, 10 dhjetor NOA -Â "Partia Demokratike, shpreh vlerësimin e saj për marrjen zyrtarisht të "Statusit të Anëtarit të Asociuar" në Partinë Socialiste Evropiane, nga Partia Socialiste e Shqipërisë".

Përshëndetja është bërë sot nga Gent Strazimiri i cili theksoi se PD e vlerëson këtë, si një zhvillim pozitiv që vjen automatikisht si rezultat i faktit, që Shqipëria ka firmosur dhe ratifikuar nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, ç'ka përbën një kusht "sine qua non" për një parti, për të marrë statusin e anëtarit të asociuar.

"Me këtë rast, do të ishte e udhës që zoti Rama, të kërkojë ndjesë publike për bilbilat dhe boritë që përdori për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit me Bashkimin Evropian, dhe ç'është më e rëndësishmja, të kuptojë se statusi i ri, është i denjë vetëm për parti që respektojnë rregullat themelore të demokracisë" tha Strazimiri.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm për të komentuar faktin që Rama thotë se Partia Socialiste është "anëtare me të drejtë vote" në PES, Strazimiri u përgjigj: "Uroj që të mos jetë si puna e rezolutës, për të cilën Rama mashtroi shqiptarët sikur u miratua duke detyruar PES ta përgënjeshtrojë si mashtrim të Ramës".

k.k/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE