Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Berisha quan mafiozë biznesmenët e mëdhenj që nuk mbajnë anën e tij
English

Balla: Berisha quan mafiozë biznesmenët e mëdhenj që nuk mbajnë anën e tij

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka theksuar se Berisha quan mafioz biznesmenët e mëdhenj të cilët nuk mbajnë anën e tij.

"Sali Berisha, diktatori i fundit komunist në Evropë i ka shpallur luftë të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duke cenuar drejtpërsëdrejti themelin e demokracisë liberale, sipërmarrjen e lirë.

Tashmë në Shqipëri, nëse je biznes i madh dhe nuk punon për Sali Berishën, ky të shpall menjëherë mafioz, të ndërsen tatimorët ndërsa gjobën ta vjel ai vetë nga sekserët e oborrit.

Për sekretarin e pandreqshëm të partisë, që ka filluar të lexojë Deng Xiaopingun, sot nuk ka rëndësi nëse ke një biznes të vogël apo të madh, e rëndësishme është që të punosh për Saliun" tha Balla.

Balla deklaroi gjithashtu se Sali Berisha, duhet ta dijë mirë se shqiptarët e njohin si Presidenti që çoi ushtrinë kundër popullit të vet, si Kryeministri që urdhëroi ngritjen e fabrikës së vdekjes apo që sabotoi me dashje tunelin që lidh shqiptarët.

"I kujtoj sot këtij individi që në respekt të 65 vjetëve që ka, të mos flasë më për fustane apo të brendshme, se nuk i shkojnë as për moshën e as për shaminë e atllasit që mban në xhep.

Shqiptarët nuk kanë nevojë të ndoten nga papërgjegjshmëria e këtij individi.

Nuk kanë nevojë të ndoten as partnerët evropianë qofshin këta edhe të partive popullore evropiane, të cilëve në vend që Kryeministri i Shqipërisë t'u kërkojë mbështetje për liberalizimin e vizave për popullin e vet, na turpëron të gjithëve me lloj-lloj trillimesh për histori mafiesh.

Prandaj i kujtoj sot këtij individi thirrjen e të gjithë shqiptarëve: Sali Berisha o hap kutitë, ose largohu" përfundoi Balla.

k.k/NOA

KOMENTE