English

Bogdani: Rama, avokat i kupolës së mafies që mban peng PS-në jashtë Parlamentit

Tiranë, 11 dhjetor NOA - "Edi Rama vazhdon avokatinë e tij ndaj mafies, me kupolën e të cilës ka ndarë 500.000 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi në zemër të Tiranës e përreth saj, me të cilën ka ndarë tokat publike të qytetit të Tiranës dhe me të cilët po mban peng Partinë Socialiste jashtë Parlamentit".

Deklaratën akuzuese ndaj kreut të opozitës e ka bërë sot deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist, Taulant Balla që tha sot se Berisha quan mafioz të gjithë biznesmenët e mëdhenj që nuk mbajnë anën e tij.

"I tronditur nga beteja ligjore kundër mafies, njeriu që ka ndërtuar pallatet e tij mbi rrugët e qytetit, njeriu që miratoi qytezën Rama - Delijorgji me 52 pallate, që 70% të lejeve të ndërtimit i merr për vete nëpërmjet Eftimit dhe Ledi Lejes, tani ndërsen çakejt e tij çdo ditë për të denoncuar luftën, pa ngjyra politike, të z.Berisha kundra mafies.

Madje shpreh dhe shqetësimin pse Berisha paska kërkuar mbështetjen e PPE (Partive Popullore Evropiane) në këtë luftë.

Mund ti bëjmë të ditur z.Rama se në këtë betejë z.Berisha është i vendosur të bëjë luftë me tolerancë 0 ndaj mafies pa asnjë dallim politik dhe se ka marrë mbështetjen e fuqishme nga aleatët e tij të PPE-së, të cilët duartrokitën zotimin e Berishës në Kongresin e Bonnit për të vazhduar këtë luftë me tolerancë 0" përfundoi Bogdani.

k.k/NOA.

KOMENTE