Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ceremonia, Kontigjenti 3-të Paqeruajtës niset me mision në Çad
English

Ceremonia, Kontigjenti 3-të Paqeruajtës niset me mision në Çad

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Në Regjimentin Komando në Zall-Herr u zhvillua sot ceremonia e përcjelljes në Çad të Kontigjentit të 3-të Paqeruajtës.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes Arjan Starova, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, kundëradmiral Kristaq Gerveni, komandanti i Forcës së Bashkuar gjeneral brigade Agim Lala, zv/ambasadori francez në Tiranë, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, si dhe të afërm e familjarë të ushtarakëve pjesëmarrës në këtë mision. Ceremonia filloi me paraqitjen e forcës dhe ekzekutimin e Himnit Kombëtar.

Fjalën e rastit e mbajti zv/komandanti i Regjimentit Komando, nënkolonel Riza Zaja.

Më pas të pranishmit i përshëndeti zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova.

Starova u shprehu trupave të kontigjentit të 3-të falënderime dhe mirënjohje për misionin që ata do të nisin së shpejti në ruajtje të paqes dhe sigurisë në Çadin e largët.

"Pjesëmarrja juaj në misionet e paqes, vijoi më tej ai, është një detyrë e lartë në shërbim të paqes në botë. Misionet tuaja kanë qenë të vështira, por ato janë përballuar me sukses nga të gjithë ushtarakët tanë, duke shpalosur njëkohësisht profesionalizëm, devotshmëri dhe gatishmëri të lartë. Këto janë vlerësime që vijnë edhe nga aleatët tanë, përkrah të cilëve keni vepruar edhe ju" tha Starova.

Zv/ambasadori francez, në fjalën e tij, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse në disa vende të botës dhe shprehu sigurinë që edhe ky kontigjent i trupave shqiptare do të bashkëpunojë ngushtë me forcat franceze në misioni e tyre të tretë në Çad.

Në përfundim të ceremonisë zv/ministri i Mbrojtjes Starova i dorëzoi Flamurin Kombëtar komandantit të kontigjentit, major Besim Çela.

Kontigjenti shqiptar do të jetë nën komandën franceze, në kuadër të misionit paqeruajtës të OKB.

Ai ka në përbërje të tij 63 ushtarakë, nga të cilët 9 oficerë, 25 nënoficerë dhe 29 ushtarë profesionistë dhe do të zgjasë 6 muaj. Detyrat kryesore të kontigjenit shqiptar do të jenë: ruajtja dhe sigurimi i Kamp "Europa", shërbime në vendroje, ruajta e depove të armatimit, sigurimi i bazës logjistike "SOTEC", sigurimi dhe shoqërimi i personelit të UN-së etj.

k.k/NOAÂ

KOMENTE