Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmimet Kombëtare të Letërsisë në janarin e 2010-s
English

Çmimet Kombëtare të Letërsisë në janarin e 2010-s

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2009 zhvendosen në janarin e vitit 2010. Një njoftim nga MTKRS-ja sinjalizonte për mbylljen e këtij konkursi rreth datës 20 dhjetor, ç'ka do të linte jashtë konkursit botimet e javës së fundit të dhjetorit. Për këtë arsye konkursi i përvitshëm që organizon Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të mbahet javën e fundit të janarit 2010 me qëllim që juria të gjykojë edhe veprat e fundit që do të hidhen në treg deri më 31 dhjetor.

Juria e ngritur për këtë konkurs është e njëjta si një vit më parë, me një zëvendësim të shkrimtarit Zija Çela i cili mbulonte seksionin e prozës. Mësohet se ai është deklaruar garues në këtë konkurs për romanin e tij "S.O.S një buzëqeshje" .

Juria e sivjetme që do të gjykojë mbi konkurrentët dhe ndarjen e çmimeve përbëhet nga: Mark Marku (kryetar), Parid Teferiçi, Mirela Kumbaro , Agron Gjekmarkaj dhe Bardhyl Londo.

Në gjykim merren vepra të botuara në mënyrë legale në territorin e Shqipërisë, nga rreth 120 shtëpi botuese.

Çmimet që do të jepen janë: Çmimi Gjergj Fishta - autorit që me esenë e tij ka ndikuar në mënyrë të veçantë në mendimin kombëtar shqiptar; Çmimi Faik Konica - autorit që me anë të studimit ose kritikës ka ofruar zbulime ose interpretime bashkëkohore në fushën e kritikës letrare; Çmimi Fan Noli - për përkthim nga gjuha e huaj në shqipe.

Çmimi Mitrush Kuteli - për prozën e shkurtër; Çmimi Petro Marko - për romanin.

Çmimi Migjeni - i jepet autorit që ka mundur të përcjellë tek lexuesi modele të reja dhe një nivel të spikatur letrar; Çmimi Lasgush Poradeci - për vepër poetike; Çmimi Jusuf Vrioni - për përkthyesin në gjuhë të huaj; Çmimi At Donat Kurti - për shkrimtarin për fëmijë;

Ka edhe çmim karriere që deri para dy vitesh është identifikuar me emrin "Penda e Artë".

m.s/NOA

KOMENTE