Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eliza: Ju rrëfej si u bëra Magjike
English

Eliza: Ju rrëfej si u bëra "Magjike"

Eliza Hoxha tregon për këngën e saj të re "Rruga e zemrës", me të cilën fitoi në "Kënga Magjike"

Nga Ardian Jasiqi* Fotot NOA/LSA

Eliza Hoxha në bashkëpunim me këngëtaren nga Shqipëria, Rosela Gjylbegu kanë arritur të fitojnë zemrat e adhuruesve, por edhe te këngëtarëve pjesëmarrës në "Kënga Magjike". Këngëtarja kosovare, e cila shumicën e kohës së saj e kalon në studio, thotë për Rozë se është e kënaqur me realizimin e kësaj kënge. Ajo shton se nëpërmes këngës tregon atë çfarë ajo ka në zemër... Sa kohë ka që njiheni me Roselën dhe a jeni e kënaqur me bashkëpunimin? Ka katër vite që njihem me Roselen dhe shoqëria jonë... sa më shume jemi njohur, aq më shumë është forcuar, duke parë pika kohezive si në sensin e orientimeve dhe shijeve muzikore ashtu edhe në sensin personal. Bashkëpunimi ka ardhur pikerisht si rrjedhojë e kësaj dhe është diskutuar qysh vjet kur ishim te "Kënga Magjike"... Unë jam shumë e kënaqur që kemi arritur t'i bashkëdyzojmë gjithë këto dimensione në një këngë dhe mesazh të përbashkët. Me këngën "Rruga e zemrës" fituat edhe çmimin kryesor të "Kënga Magjike 2009". A e keni pritur? Eliza: Që nga paraqitja jonë tek e diela shqiptare, komentet dhe urimet kanë ardhur gjithandej për këngën... Por, duke e ditur që kënga magjike sjell fituesin nga vet votimi i këngëtarëve pjesëmarrës, kjo pune nuk dihet asnjëherë...Ndjesia ka ekzistuar për faktin se kishim një këngë me mesazh të fortë dhe një prezantim dinjitoz. Andaj para se të fitonim miratimin e kolegëve, e bukura ishte që ne unanimisht kishim edhe miratimin e publikut në sallë dhe jashtë saj... Kjo është më e rëndësishmja , më besoni....

Cili është mendimi juaj për këtë festival? Është festival që të bën të rritesh, të shkëlqesh dhe të formësohesh bashkë më të ndër vite... Për orkestrimin e kësaj kënge keni bashkëpunuar me një kompozitor maqedonas. Si e vlerësoni bashkëpunimin me këtë kompozitor? E vlerësoj shumë, ngase është person shumë i hapur dhe të lejon të japësh dhe t'i integrosh edhe idetë tua përbrenda këngës, gjë që krijon mundësinë ta pesonalizosh këngën edhe më shumë... Keni shkruar edhe tekstin e këngës "Rruga e zemrës". Çka keni menduar pasi e keni shkruar tekstin? "Rruga e zëmrës" rrëfen për personalitetin e fortë të njerëzve, të cilët patën forcën shpirtërore t'i përballojnë sfidat jetësore në rrugëtimin e tyre për realizimin e ëndrrës dhe idealeve personale apo edhe shoqërore... Sa i besoni ju fuqisë së zemrës? Eliza: I besoj, andaj dhe e kam shkruar tekstin... Çfarë risie do të ketë nga Eliza pas fitimit të këtij trofeu? Risitë e mia nuk lidhen asnjëherë me trofetë e fituara, por me nevojën për të thënë atë çfarë me preokupon përmes një mediumi - çfarë është kënga...

(*) "Express"

KOMENTE