Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filmi Gjallë udhëton dhe përtej Atlantikut
English

Filmi "Gjallë" udhëton dhe përtej Atlantikut

Milena Selimi

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Filmi "Gjallë" (Alive), përveç pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Clevelend të SHBA, është zgjedhur edhe në seksionin e filmin të huaj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Palm Spring, Los Angeles. Vetë Regjisori Artan Minarolli është ftuar të marrë pjesë ne shfaqjen e filmit të tij në 16 dhe 17 janar 2010, si dhe në mbrëmjen gala të ndarjes se çmimeve.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Palm Springs ne LA, që do të mbahet nga data 7-18 janar 2010, ka një reputacion të fortë në botën e kinemasë dhe shërben si një trampolinë lançimi në industrinë filmike, duke shënuar arritje te suksesshme në shitjen dhe distribucionin e filmave të rinj dhe në promovimin e kineastëve.

Festivali, gjithashtu, ndërthur edhe aspektet më të mira të tregut të filmi me reputacionin e mirë që ka krijuar ndër vite, si një Festival me audiencë të lartë, të cilin çdo kineast do të donte ta ndiqte. Ky festival është i njohur edhe si "Paradhoma e Edicionit e 82 të çmimit "Oscar" për vitin 2010 pasi, siç dihet, ky film përfaqëson Shqipërinë në këtë konkurrim.

Njëherësh filmi "Gjallë" është pranuar në programin e "Europian Film market" në Festivalin e Berlinit.

Deri tani film "Gjallë" i regjisorit Artan Minarolli ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe është vlerësuar me disa çmime.

m.s/NOA - milena.selimi@noa.al

KOMENTE