Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermeni: E papërballueshme për pensionistët rritja e energjisë
English

Gjermeni: E papërballueshme për pensionistët rritja e energjisë

Tiranë, 11 dhjetor NOA - "Rritja e çmimit të energjisë që do të fillojë në Janar të vitit 2010 na prek, të gjithëve ne edhe familjet tona.

Më të vështirë do ta kenë pensionistët, të cilët me pensionet që marrin do t'u duhet të përballojnë koston e lartë të jetesës, të kujdesit shëndetësor dhe ilaçeve".

Kështu ka deklaruar sot deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni duke shtuar se mbi 150 mijë familje pensionistësh në qytet do të shpenzojnë 1/4 e pensionit mujor vetëm për të përballuar koston e energjisë elektrike.

Sipas saj, kjo barrë do të jetë edhe më e lartë për 80 mijë familjet e pensionistëve që jetojnë në fshat.

"Në përgjithësi, nga janari i vitit 2010, për çdo familje shqiptare, kostoja e faturës së energjisë do të rritet me mbi 10 mijë lekë në muaj" përfundoi Gjermeni.

k.k/NOA

KOMENTE