English

Ideja e protektoratit në Maqedoni, ekspertët nuk e përjashtojnë atë

Shkup, 11 dhjetor, NOA - Ekspertët për çështje juridike dhe analistët politik kanë komentuar kërkesën e PDSH-së që në Maqedoni të vendoset protektorat ndërkombëtarë, për shkak të dështimit dhe bllokimit të proceseve euro-integruese nga ana e qeverisjes aktuale.

Analisti dhe publicisti Agim Mehmeti thekson se ideja e vendosjes së protektoratit është një nga alternativat që duhet të shqyrtohet nëse vazhdon tendosja dhe bllokimi i të gjitha proceseve në këtë vend. "Për momentin duket se është alternativa më e pranueshme dhe më efektive, sepse po shihet se situata në vend ka marrë një farë drejtimi të padëshirueshëm. Unë nuk e besoj se edhe në muajt e ardhshëm do të mund diçka të ndryshoj, sa i përket krizës të cilën e shkaktoi mos përfitimi i datës për fillimin e negociatave. Pres që të ketë një krizë më të theksuar dhe se protektorati do të ishte një nga rrugëdaljet nga kriza e thellë", ka theksuar Mehmeti. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof.dr. Ylber Sela edhe ai nuk përjashton mundësinë e një protektorati në Maqedoni, në rast se sipas tij, nuk gjen- det shtegje të tjera për të përfituar nga pro- ceset evrointegruese dhe në rast se ndiqet kjo praktikë e izolimit të vendit nga ana e kësaj qeverie me një krye Gruevskin. "Në Maqedoni edhe tani ka elemente për protek- torat sepse kemi një gjysëm protektorat. Të shofim zhvillimet që do të vijnë dhe që nuk janë aspak shpresëdhënëse dhe optimiste", ka theksuar prof.dr. Ylber Sela. Eksperti i çështjeve juridike, prof.dr. Osman Kadriu shpjegon se mund të arrihet që maksimalisht ky vend të përmbush obligimet si shtet i pavarur demokratik dhe social. "Në kohën e fundit ka shumë mendime dhe shpjegime rreth çështjes dhe marrëdhënieve të cilat zhvillohen në Maqedoni. Unë jam i mendimit se me një angazhim maksimal dhe me përgjegjësi të të gjitha subjekteve politike e shtetërore, mund të ndikohet në rregullimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve si shtet i pavarur demokratik dhe social", ka theksuar ligjëruesi universitar dhe ish-avokati Kadriu, duke vlerësuar se mund që në Maqedoni të shmanget protektorati.

NOA-INA

Â

KOMENTE