Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Durrësit, përfundon në gjykatë dosja ndaj Dritan Dajtit
English

Masakra e Durrësit, përfundon në gjykatë dosja ndaj Dritan Dajtit

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Prokuroria depozitoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në ngarkim të Dritan Dajtit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Dy prokurorët, Ardian Nezha dhe Eugen Beci pas përfundimit të hetimeve paraprake paraqitën për gjykim të pandehurin, Dritan Dajti i hetuar nën masën e sigurimit "arrest në burg" i arrestuar më datë 7 gusht të vitit 2009, mbrojtur nga avokati Arben Qeleshi.

"Dritan Dajti akuzohet për kryerjen e veprave penale të, "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku, "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentet e mjetit tip Volsvagen Touareg me trg Cr 535 FR, "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumente policie, "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese të policisë së shtetit" deklaruan sot para gjykatës, dy prokurorët.

Po sot prokurorët e krimeve të rënda depozituan në gjykatë edhe dosjen në ngarkim të Ergest Xhoxhit i hetuar nën masën e sigurimit "arrest në burg" për veprat penale të "Përkrahjes së autorit të krimit", "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentet e mjetit tip Volsvagen Touareg me trg Cr 535 FR,

Mariglen Muçaj, i hetuar nën masën e sigurimit "arrest në burg" për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të Detyrës".

k.k/NOA

KOMENTE