Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Drejtësi dhe Unitet: Zgjidhje ligjore për çështjen çame
English

Partia Drejtësi dhe Unitet: Zgjidhje ligjore për çështjen çame

Tiranë, 11 Dhjetor NOA - Kanë mbërritur dje në Tiranë përfaqësues të një prej firmave ligjore britanike të thirrur nga Partia Drejtësi dhe Unitet, me qëllim njohjen e çështjes çame dhe krijimin e dosjes së domosdoshme për ndjekje ligjore të kësaj çështjeje në gjykatat ndërkombëtare. Në mëngjesin e sotshëm, përfaqësuesit e kësaj firme u takuan me historianët Pëllumb Xhufi, Beqir Meta, Ahmet Mehmeti etj për të njohur aspektin historik të gjenocidit mbi popullsinë çame gjatë luftës së dytë botërore dhe sfondin e ngjarjeve pararendëse. Pasdite ata u takuan me juristë që janë marrë me çështjen çame, si Mentor Nazarko, etj. për të njohur kuadrin ligjor grek dhe ndërkombëtar dhe për të arritur në përpunimin e një pakete zgjidhjesh juridike.

Nesër, përfaqësuesit e kompanisë ligjore do të jenë në qytetin e Vlorës ku do të dëgjojnë dëshmitarë okularë të gjenocidit mbi popullsinë çame.

Në fund të këtyre takimeve, ditën e diel kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet do të mbajë një konferencë për shtyp për të shprehur arritjet e këtyre takimeve dhe për të paralajmëruar nisjen e ndjekjes ligjore të zgjidhjes së çështjes çame.

Firma britanike është një ndër më të njohurat në arenën e të drejtës ndërkombëtare për çështje të gjenocidit, spastrimit etnik dhe pronësisë.

Ajo është marrë me zgjidhje ligjore të këtyre problemeve në raste si Kosova, Kroacia, Bosnjë Hercegovina si edhe Kamboxhia me Kmerët e Kuq.

Partia Drejtësi dhe Unitet tha se mbetet besnike në premtimin e saj përpara qytetarëve shqiptarë, për zgjidhjen e çështjeve kombëtare.

PDU theksoi sot përmes kryetarit Shpëtim Idrizi se "në veçanti për zgjidhjen e çështjes çame, angazhohet se do ta çojë deri në fund ndjekjen ligjore për këtë çështje të pazgjidhur për më shumë se gjysmë shekulli, në Strasburg për çështjen e pronave dhe nëse është e nevojshme në Hagë për çështjen e gjenocidit".

e.l/NOA

KOMENTE