Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Protesta pa pushim, Berisha të hapë kutitë ose bojkoti vazhdon
English

Rama: Protesta pa pushim, Berisha të hapë kutitë ose bojkoti vazhdon

Tiranë, 11 dhjetor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama doli në një deklaratë për shtyp pak minuta më parë ku theksoi se në javën e ardhshme opozita do të rinisë protestat në shkallë vendi. Gjithashtu Rama në deklaratën e tij, i kërkoi Berishës të provojë qoftë edhe një shpifje. "Gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestojmë në gjithë vendin për krizën, e demokracisë, ekonomisë së familjes shqiptare. Ne jemi të bindur se Sali Berisha, po e çon vendin në greminë duke grabitur zgjedhjet, fshehur forcërisht të vërtetën në kutitë e mbyllura, thelluar gropën e korrupsionit, shpallur opozitën si mafia më e rrezikshme në Ballkan" tha Rama.

Sipas tij, Berisha po terrorizon bizneset e vogla dhe të mëdha për të mbushur arkën e shtetit.

Kreu i opozitës paralajmëroi se në vitin e ardhshëm protestat do të jenë masive deri në rivendosjen e normalitetit demokratik.

"Sali Berishën e gënjen mendja se do të na zbrasë duke na gjuajtur me gurët e pagdhendura të politikës së vjetër, shpifjes sharjes.

Ka marrë peng me vota të vjetra Parlamentin e qeverisë, dhe e gënjen mendje sa do të na marrë pengë të gjithëve përmes Parlamentit dhe qeverisë.

Asnjë hap mbrapa nuk bëjmë, le të rrijë pa opozitën në Parlamentin e marrë peng..

Ne do rrimë jashtë atij Parlamentit dhe do të jemi me qytetarët në një betëjë për të drejtën e demokracië" tha më tej Rama.

Kryesocialisti ka përshëndetur gjatë deklaratës së tij, ndërkombëtarët dhe përpjekjet e tyre për dialog por sipas Ramës, bojkoti unë nuk është shkaku i krizës së demokracisë dhe rënies së shtetit të së drejtës por vetëm një pasojë e kësaj krize, që dita ditës po cenon liritë dhe të drejtat e pacenueshme.

"Që të ketë dialog Sali Berisha duhet të mbarojë monologun grotesk të luftës së opozitës mafioze dhe të mos bëjë sikur nuk kupton, që kërkesa jonë për hapjen e kutive nuk ka lidhje me gjykatën dhe vendimet e saj.

Fundin e bojkotit nuk e kemi ne në dorë por shkaktari i tij Sali Berisha i cili duhet të pranojë menjëherë hapjen e kutitë për të futur opozitën në Parlament.

Përshkallëzim të protestës popullore do të protestojmë pa pushim", - tha Rama.

Kreu i opozitës i bëri thirrje policisë të mos bëhet mish për topat e pushtetit, dhe të mos dalë asnjë rast jashtë binarëve të ligjit.

k.k/NOA

KOMENTE