English

Kryeministri Berisha shpallet Doktor Honoris Causa në Strugë

Strugë, 12 dhjetor, NOA - Kryeministri i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha, me vendim të Senatit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, shpallet "Doctor Honoris Causa". Ky vendim është marrë në mbledhjen e Senatit të UNS, të mbajtur më 15 tetor, duke u mbështetur në dispozitat e igjit për Arsim të Lartë në Maqedoni.Në arsyetimin e vendimit, nënshkruar nga rektori, prof. as.dr. Lisen Bashkurti, thuhet se ky titull i jeper Berishws për kontribut të shquar në fushat e politikës, arsimit, dijes, shkencës dhe kulturës si dhe të bashkëpunimit miqësor midis popujve dhe vendeve në dobi të paqes, sigurisë, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike të rajonit të Ballkanit.

Në bazë të kësaj, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, do t'i realizojë të gjitha procedurat e nevojshme për dhënien e titullit dr.Sali Berishës, duke i respektuar të gjitha normat ligjore dhe dispozitat nga neni 261, 262 dhe 263 të Statutit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, për mënyrën e promovimit, përmbajtjes së diplomës që do ti dorëzohet prof.dr. Sali Berishës, si edhe mënyrën e evidentimit të procedurës.

NOA-INA

KOMENTE