Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strazimiri: Deputetët e PS po bëjnë dezhurn që të ruajnë pallatet
English

Strazimiri: Deputetët e PS po bëjnë dezhurn që të ruajnë pallatet

Tiranë, 12 Dhjetor 18:03:20 NOA - Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj, Gent Strazimiri, akuzoi sot rivalen në opozitë, PS, se deputetët e saj po vihen në mbrojtje të pallateve me probleme ligjore deri duke bërë "dezhurn". Strazimiri, në daljen tij para mediave tha se "aksioni politik i Grupit Parlamentar të PS, është reduktuar në mbrojtjen fizike, me sistem dezhurni nga deputetët, të Dash Pallatit, i cili ka mbirë në mes të njërës nga rrugët e Tiranës, si dëshmi e përbuzjes së shtetit, ligjit dhe qytetarëve".

Për Strazimirin, reduktimi i Grupit Parlamentar në polici private e Dash Pallatëve, Fidel-kullave etj., e vendos votën e socialistëve të dhënë në 28 qershor për integrimin e Shqipërisë në Evropë, në nivelin më të ulët e më përçmues në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Â

Duke vijuar më tej fshikullimin e të majtëve, Strazimiri vlerësoi se reduktimi i PS-së, në një sindikatë zaptuesish të trojeve publike, është sinjali më dëshpërues që mund të emetohet nga zaptuesi aktual i PS, për ata mijëra votues, anëtarë e simpatizantë qe votën e dhanë me shpresën dhe besimin për një beteje politike e parlamentare, e jo për politikë rruge e rrugaçësh. Â Në këtë kuadër, deputeti demokrat siguroi se pavarësisht hapave që po ndjek opozita, Shqipëria do të vazhdojë të ecë drejt BE.

Kurse paralajmëroi se "askush që tenton ta bllokojë rrugën drejt Brukselit si një ndërtim pa leje, nuk do të mundet të ndalë vendosmërinë tonë për t'i rikthyer shqiptarëve centimetër tokë publike të grabitur a zaptuar".

"Ky shtet drejtohet sot nga ligjet dhe zbatimi i ligjit do të fitojë, sepse, siç tha dje ministri francez për Evropën Pierre Lellouche, BE nuk pranon si anëtare vende me korrupsion dhe mafia", - përfundoi z.Strazimiri.

r.b/NOA

KOMENTE