Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhuvani tenton serialin televiziv, me Në kërkim të kujt!
English

Xhuvani "tenton" serialin televiziv, me "Në kërkim të kujt!"

Nga Milena Selimi*

Tiranë, 12 Dhjetor NOA - Regjisori Gjergj Xhuvani ka vendosur të ‘pushojë' nga filmi me metrazh të gjatë. Sapo kanë nisur xhirimet e filmit televiziv "Në kërkim të kujt!" një prodhim i televizionit "Top Channel", një film artistik që do të realizohet me dhjetë seri. Skenari edhe këtë herë mban vulën e dy Xhuvanëve, Dhimitër dhe Gjergj dhe në regjinë e këtij të fundit, filmi do të sjellë në vëmendje realitetin shqiptar të pas viteve '90.

"Në kërkim të kujt!" trajton historinë e një familjeje në Tiranë në vitet e para të pluralizmit.

Ashtu sikurse mijëra familje shqiptare, ajo bëhet viktimë e një plage të shoqërisë vendase, fajdet.

Kjo dramë shkakton tronditje të thella Brenda familjes, që e shtyjnë drejt krimit duke i çuar kështu personazhet të përballen me drejtësinë.

Një serial që pretendon të marrë ngjyrimet e një drame policore.

Rreth 80 aktorë do të jenë pjesë e këtij seriali, duke nisur nga Niko Kanxheri, Kastriot Çaushi, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Monika Lubonja, Helidon Fino, Margarita Xhepa e deri tek aktorët më të rinj të kinematografisë shqiptare.

Kastit të aktorëve shqiptarë i është bashkuar edhe aktori nga Kosova Luan Jahja.

"Në kërkim të kujt!" është duke u realizuar nga një staf profesional italian dhe shqiptar duke përdorur teknologjinë e lartë.

Ky film artistik me dhjetë seri, do të jetë i pari në gjininë e filmit artistik serial televiziv.

m.s/e.r/NOA (*) Shkruajini autores: milena.selimi@noa.al

KOMENTE