Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erisa Xhixho: LRI ofron mbështetje për të gjithë maturantët
English

Erisa Xhixho: LRI ofron mbështetje për të gjithë maturantët

Lëvizja Rinore për Integrim hapi siparin e forumeve me temë "Matura shtetërore" me gjimnazistët e Tiranës. Nora Malaj: LSI është për gjithëpërfshirjen dhe standardin e cilësisë së arsimimit të popullatës tonë

Tiranë, 13 Dhjetor NOA - Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot forumin me temë "Matura shtetërore", ku maturantët me shqetësimet dhe kërkesat e tyre ishin kryefjala e këtij aktiviteti. Përballë gjimnazistëve të Tiranës, në panelin drejtues të këtij forumi të hapur ishin kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, zv.ministrja e arsimit Nora Malaj dhe specialisti për arsimin pranë ministrisë së Arsimit, Gramoz Bregu.

"LRI me këtë aktivitet na jep mundësinë të shprehim kërkesat dhe dëshirat tona për ta bërë maturën shtetërore më të lehtë, jo se ne duam të mos përballohemi me vështirësitë e të mësuarit, por që ne të jemi më të mirë për t'u përballur me këto vështirësi" u shprehën gjimnazistët në lidhje me këtë forum.

Erisa Xhixho u shpreh se LRI do të vazhdojë të jetë një mbështetje shumë e madhe për të gjithë maturantët: "Ne tani vijmë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë, në fazën e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që matura shtetërore për ju të jetë sa më e lehtë dhe sa më e orientuar nga Ministria e Arsimit".

Xhixho siguroi se kjo është iniciativa e parë, por jo e fundit: "Në vitin që vjen nga janari e deri në korrik, ne do të fillojmë një tur në gjimnazet e Tiranës dhe pastaj në rrethe, në mënyrë që Ministria e Arsimit të jetë në partneritet dhe në bashkëpunim me nxënësit dhe ku nxënësit, pra ju të jeni protogonistët e maturës shtetërore".

Më pas mori fjalën zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila falënderoi protagonistët e këtij forumi, gjimnazistët, për këtë aktivitet, i cili startoi me këtë takim dhe do përfundojë me uljen e gjimnazistëve në bangot e garimit për të fituar të drejtën e vazhdimit të shkollës së lartë.

"Jeni sot këtu 1 ditë pas 61 vjetorit të të drejtave të njeriut, duke pasur parasysh që një nga prioritetet e gjithë shoqërisë shqiptare, por veçanërisht e LSI-së, është ta shikojë sistemin e arsimit si pjesë gjithëpërfshirëse, ku në bazë të deklaratës së të drejtave të njeriut, në arsim të përfshihen të gjithë fëmijët, si në sistemin parashkollor ashtu dhe në atë universitar".

Mendoj, - vijoi Malaj, - që sot ne nisim rrugëtimin e gjatë për standardin e mirëarsimimit të popullatës shqiptare dhe jam e bindur që së bashku do bëjmë një rrugëtim që do të ndihmojë procesin, do të ndihmojë progresin dhe do startojë në procesin e Bolonjës ku rishtazi sivjet, Shqipëria ka shansin të jetë në 6 mujorin e dytë së bashku me Belgjikën përgjegjëse për gjithë procesin e Bolonjës.

Ministria e arsimit ka nisur disa reforma, një prej të cilave është matura shtetërore, e cila tani është në procesin e saj të riparjes dhe riformulimit më së miri të saj.

Duke u ndalur në këtë argument, Malaj tha se në qendër të këtij 4 vjeçari është nxënësi dhe studenti si pjesë implementuese jo vetëm e arsimit parauniversitar por dhe atij universitar, "që do të thotë se ju do të jeni protagonistët, aktorët dhe faktorët në realizimin e këtij procesi" u shpreh Malaj.

e.l/NOA

KOMENTE