Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakrohet publikisht kryeministri Berluskoni në një miting
English

Masakrohet publikisht kryeministri Berluskoni në një miting

Berisha reagon për incidentin: "I uroj shërim sa më të shpejtë pasi pak orë më parë u agresua mesa duket nga një njeri i çekuilibruar të cilin drejtësia italiane do ta hetojë. Përcjell ndjenjën më miqësore të shqiptarëve ndaj këtij miku të madh, evropiani të madh", u shpreh Berisha

Milano 13 Dhjetor NOA - Kryeministri italian është masakruar publikisht pasditen e sotme (e Diel) në qendër të Milanos gjatë një manifestimi dhe pikërisht në sheshin e famshëm "Duomo".

Agresori dyshohet ta ketë qëlluar me një statujë të Duomos. Ai është identifikuar pasi goditi nga turma dhe është ndaluar, njoftuan autoritetet policore.

Siç duket dhe në foto, Berluskoni pësoi dëmtime serioze në fytyrë, (hundë dhe gojë) dhe u dërgua në spitalin "San Raffaele", ku iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore.

Ai ra poshtë në tokë pas goditjes që mori me mjetin e fortë dhe pas disa çastesh u ringrit.

Kryeministri italian i njohur dhe si manjat i medias u dërgua menjëherë më pas për në spital me makinë, hipur mbi një barrelë.

Në udhëtim e sipër iu vendos një qese me copa akulli në pjesën e dëmtuar për t'i ndalur hemorragjinë.

Gjithsesi, mjekët thanë se hemorragji të theksuar pati Berluskoni dhe dëmtim të dy dhëmbëve si dhe frakturë në pjesën e brendshme dhe të jashtme të gojës.

Autoritetet publikuan emrin e të dyshuarit të ngjarjes i cili është Masimo Tartalia, një 42 vjeçar, shtetas italian.

Policia tha se i dyshuari nuk ka precedentë penalë. Më parë atij i është bllokuar përkohësisht patenta por nuk ka asnjë hetim tjetër.

e.r/NOA - Më shumë foto, te Galeria

KOMENTE