Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisi gara e balotazhit në Kosovë, kush janë kandidatët në komuna
English

Nisi gara e balotazhit në Kosovë, kush janë kandidatët në komuna

Prishtinë, 13 Dhjetor NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) njoftoi për nisjen pa probleme të votimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërkohë që Policia e Kosovës konfirmoi angazhimin e rreth 4 mijë punonjësve të saj në këtë ditë elektorale, për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

"Policia e Kosovës është e përgatitur që në çdo situatë të jetë në gjendje t'i ofrojë siguri qytetarëve që ata të mund të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar", ka thënë Granit Fetahu, nga Policia e Kosovës. KQZ thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë në 21 komuna të vendit.

Për këtë raund, janë shtypur gjithsej 1 085 100 fletëvotime, kurse numri i votuesve është 993 791. Gjithashtu 1 189 kosovarë do të mund të hedhin votën e tyre përmes postës. KQZ ka angazhuar edhe 75 ekipe që do të marrin votat e votuesve me nevoja të veçanta. Për monitorimin e zgjedhjeve të 15 nëntorit ishin akredituar 23 533 vëzhgues vlefshmëria e të cilëve vijon dhe në raundin e sotëm ku gjithsesi në terren janë shpërndarë vetëm 1 200.

Balotazhi po zhvillohet në 21 komuna: Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Shterpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani i Elezit.

Komisioni Qendror Zgjedhor konfirmoi se qendrat e votimit në 21 komuna, ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, janë hapur me kohë.

Votimi, sipas KQZ, është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, në një konferencë për gazetarë bëri të ditur se nga 1,443 vendvotime, nuk janë hapur vetëm 26. Edhe kësaj here, në pjesën veriore të Mitrovicës, komunë kjo në të cilën në balotazh kanë hyrë kandidati i PDK-së dhe ai i AKR-së, nuk janë hapur vendvotime të rregullta, por janë dërguar ekipe mobile. "Në Mitrovicë, në pjesën veriore, votimi është duke u bërë i mundshëm përmes ekipit mobil dhe ju konfirmoj se nuk kemi probleme për momentin", tha Lushta. Edhe në zgjedhjet e 15 nëntorit në komunat veriore të banuara me shumicë serbe qenë dërguar ekipe mobile, pasi që nuk qe lejuar hapja e qendrave të votimit nëpër institucionet publike, siç ndodh në pjesët tjera të Kosovës. KQZ-ja nuk ka dhënë ndonjë përqindje të pjesëmarrjes në zgjedhje në orët e para të mëngjesit. Këtë do ta bëjë në konferencën e radhës, që tha se do ta mbajë në mesditë. Ndërsa, nuk është dhënë ndonjë kohë e saktë as për rezultatet paraprake. "Nuk mund të them me siguri, ndoshta nesër, por nuk mund të them në mënyrë të prerë", tha Lushta. Në garë për balotazh janë 17 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, 12 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 7 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, 1 kandidat i pavarur dhe 2 kandidatë nga subjektet politike serbe. Lista e plotë e kandidatëve:

Burim: Fadil Ferati (LDK) - Naim Imeraj (AAK) Dardanë: Begzad Sinani (PDK) - Shaip Surdulli (LDK) Gjilan: Qemajl Mustafa (PDK) - Fatmir Rexhepi (LDK) Hani i Elezit: Rufki Suma (Kandidat i pavarur) - Mehmet Ballashi (PDK) Junik: Agron Kuçi (AAK) - Tahir Isufaj (LDK) Kaçanik: Xhabir Zharku (PDK) - Tahir Çaka (AAK) Klinë: Sokol Bashota (PDK) - Enver Berisha (AAK) Malishevë: Isni Kilaj (PDK) - Januz Kastrati (LDK) Pejë: Ali Berisha (AAK) - Elmi Berisha (LDD-AKR) Podujevë: Agim Veliu (LDK) - Muhamet Latifi (PDK) Prizren: Ramadan Muja (PDK) - Hanefi Muharremi (LDK) Suharekë: Blerim Kuçi (AAK) - Ramë Vata (PDK) Sharr: Salim Jenuzi (PDK) - Halim Shemsidini (LDK) Shtërpcë: Bratisllav Nikoliq (SLS) - Beqir Fejzullahu (PDK) Viti: Sokol Haliti (LDD) - Nexhmedin Arifi (PDK) Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK) - Muharrem Shabani (AAK)

a.b/e.r/NOA

KOMENTE