Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një çmim për Amerikën
English

Një çmim për Amerikën

Ashtu si amerikanët, edhe ne shqiptarët si këtu në diasporë ashtu edhe në atdhe, kemi arsye të duartrokasim. Ne jemi dëshmitarët e mëdhenj si të "luftës së drejtë", ashtu edhe të "sakrificës amerikane"

Nga Ruben Avxhiu* Janë të shumtë ata që dyshojnë nëse Barack Obama e meritonte marrjen e Çmimit Nobel, mirëpo pothuajse të gjithë bien dakord se fjalimi i tij me rastin e ceremonisë zyrtare në Oslo, ishte një nga më të fuqishmit të dhënë ndonjëherë nga kjo foltore. Mjafton të përmendim se fjalimi i Presidentit Obama u duartrokit edhe nga armiqtë e tij më të mëdhenj në krahun e djathtë të politikës amerikane, nga njerëz si Neët Gingrich apo Sarah Palin, që kritikën ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë e kanë ritual të përditshëm. Ceremonia në Oslo të Norvegjisë nuk ishte një moment i lehtë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara në shumë kuptime. Pavarësisht se ai ka luajtur që nga fillimi një rol zbutës në konfliktet ndërkombëtare, ai nuk ka arritur asnjë marrëveshje paqeje, nuk ka shuar ndonjë konflikt apo nuk ka shënuar një akt historik ndërkombëtar gjatë vitit të parë të presidencës së tij. Nëse do ta shikojmë me sytë e historianëve të presidencave amerikane, Obama është ende duke e mësuar "zanatin" e tij. Çmimin Nobel për Paqen nuk e ka marrë (ende), për shembull, Bill Clinton, Presidenti i fundit Demokrat përpara Obama's. Clinton gjatë tetë viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë u bë presidenti që ndërmjetësoi marrëveshjen më gjithëpërfshirëse të paqes në Lindjen e Mesme, pikërisht në Oslo, duke bërë që Arafat dhe Rabin t'i jepnin dorën njëri-tjetrit publikisht. Ai përfshiu për herë të parë Sirinë në procesin e paqes dhe ishte i pari udhëheqës në historinë botërore që për pak e mbylli përgjithmonë konfliktin izraelito-palestinez në bisedimet e vitit 2000. Për të mos përmendur këtu Paqen në Irlandën e Veriut në vitin 1995 apo paqëtimin e Ballkanit, etj. Përballë kësaj rezymeje, Obama ka arsye të ndjehet modest ndërsa vendos në raftin e tij të trofeve Nobelin për Paqen. Ky çmim i jepet zakonisht për të shpërblyer udhëheqës që luftojnë e veprojnë nën kushte terrori e diktature, por edhe ata që frymëzojnë ndryshime të mëdha. Ndërsa vetë nuk ka vendosur paqe askund, Obama gjithsesi me retorikën e tij përfshirëse e qetësuese ka frymëzuar një etapë zbutjeje tensionesh në skenën ndërkombëtare dhe kjo me sa duket ka shtyrë Komisionin e Nobelit që të nderojë Presidentin amerikan. Nga ana tjetër, Obama udhëtonte në Oslo, vetëm pak ditë pasi kishte dhënë urdhër që 30.000 ushtarë tjerë amerikanë të dërgoheshin në Afganistan për të rritur sulmet kundër Talibanëve që janë fuqizuar përsëri disa vjet pas rrëzimit nga pushteti. A është njeri i paqes ai që drejton luftën? Pikërisht, duke mos iu shmangur kësaj dileme por duke u përballur drejtpërdrejt me të, Barack Obama fitoi lavdërime për fjalimin e tij. Në "tempullin e paqes" ai mbrojti luftën. Ai argumentoi se jo të gjitha luftërat janë të këqija dhe se ekziston ajo që quhet "luftë e drejtë". "Me nisma paqeje Hitleri nuk do të ishte mundur kurrë", tha ai. "As udhëheqësit e Al Kaidës nuk do t'i kishin ulur kurrë armët". Presidenti Obama pranoi publikisht, ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera, gabimet në politikën e jashtme amerikane, ambiciet e tepruara ushtarake dhe injorimin e aleatëve dhe interesave të vendeve tjera. Por, ai tha se nuk duhet harruar "se për gati gjashtë dekada, Amerika i ka vënë shpatullat sigurisë mbarëbotërore duke mos kursyer gjakun e djemve dhe vajzave të saj për të shpëtuar popujt e tjerë". Këto fjalë u duartrokitën në mbarë botën, sidomos në SHBA, ku e djathta druhet se zbutja e politikës nga Obama po bëhet në dëm të një historie sakrificash amerikane që po harrohen në modën e re të kërkimit të faljes për viktimat e pafajshme apo teprimet ushtarake. Ashtu si amerikanët, edhe ne shqiptarët si këtu në diasporë ashtu edhe në atdhe, kemi arsye të duartrokasim. Ne jemi dëshmitarët e mëdhenj si të "luftës së drejtë", ashtu edhe të "sakrificës amerikane". Në vitin 1999, duke injoruar protestat e pacifistëve të radhës që preferojnë më mirë të shohin një popull që shtypet në tokë sesa bombat që bien nga qielli, SHBA'ja udhëhoqi NATO-n në një luftë që ndaloi një gjenocid dhe shmangu një katastrofë humanitare duke shpëtuar popullin e Kosovës nga makina gjakatare diktatoriale e Serbisë. Duke zgjidhur një situatë të vështirë pas kritikave për meritën, Obama nuk foli për veten por për Amerikën. Ndonëse ishte aty për t'u nderuar personalisht, ai e ktheu ceremoninë në një nderim për Amerikën, ashtu siç kishte bërë të qartë më parë se këtë çmim do ta pranonte në emër të Amerikës. E në këtë prizëm, nuk ka si të ketë një çmim më të merituar. (*) Autori është Kryeredaktor i gazetës "Illyria" në Nju JorkÂ

KOMENTE