Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Imeraj: Berisha t'i lërë shpifjet është koha për prova e fakte para gjykatës
English

PS, Imeraj: Berisha t'i lërë shpifjet është koha për prova e fakte para gjykatës

Tiranë, 13 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka deklaruar sot para mediave se "familja e Berishës" duhet t'i lërë shpifjet pasi është koha e provave dhe fakteve para gjykatës.

"Papagajve të familjes Berisha u themi lëreni zhurmën e shpifjeve, është koha për prova e fakte para gjykatës. Sali Berisha të tregohet burrë të paktën një herë në jetë të vetë e të vërtetojë në gjykatë dhjeta paditë civile dhe më pas dhe 10 paditë penale që janë ngritur kundër tij" tha Imeraj.

"Gjuha e urrejtjes që Sali Berisha përdor sa nga salla e Kuvendit sa nga foltorja e Kryeministrisë e së fundi edhe nga festa që i kushtoi shqiptarëve plot 4 milionë euro, ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar, i bën thirrje Berishës të hapë kutitë, njësoj si në Amerikë, Itali, Greqi, së fundmi në Rumani, madje dhe në Afganistan.

Në të kundërt për të mbetet vetëm një zgjidhje : Të largohet" përfundoi zëdhënësja e PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE