Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Berisha, një rrezik serioz për demokracinë vendore
English

Shalsi: Berisha, një rrezik serioz për demokracinë vendore

Tiranë, 13 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka deklaruar sot se PS me prova dhe fakte ka dëshmuar gjatë viteve të fundit ndërhyrjen e vazhdueshme dhe arbitrare të Sali Berishës dhe qeverisë së tij në kompetencat e pushtetit vendor.

"E kemi konsideruar një rrezik serioz për demokracinë vendore, sjelljen prej uzurpatori të Sali Berishës ndaj të drejtave të Bashkive për të përmbushur funksionet e tyre të përcaktuara në ligj. Kemi kundërshtuar ligjërisht pranë Gjykatës Kushtetuese ligje apo amendamente ligjore të propozuara nga qeveria që nuk bënin gjë tjetër veçse përpiqeshin të zhvatnin nga pushteti vendor atribute të sanksionuara në parimet e decentralizimit" tha Shalsi. Sipas Shalsit, Berisha nga njëra anë u kërkon ministrave të tij të bashkëpunojnë për të rritur të ardhurat e bashkive të cilat vetë i ka reduktuar, nga ana tjetër sulmon sipërmarrjen e lirë brenda territorit juridiksion bashkiak dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. "Shqiptaret duan të mësojnë të vërtetën se çfarë po ndodh në tunelin e Thirrës, siç duan të dinë edhe të vërtetën e kutive të votimit. Dhe ashtu siç nuk mund të mbulohet dielli me shosh ashtu dhe Sali Berisha nuk mund të largoj vëmendjen e shqiptarëve nga hapja e kutive të votimit, e aq më pak mund ta bëjë këtë me matrapikun e prishjeve që i ka vënë në duar ministrit të tij të paaftë" përfundoi Shalsi.

k.k/NOA

KOMENTE