English

Juventus bie në mendime, kërkon për një trajner

Itali, 14 Dhjetor NOA - Juventus për momentin është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe flitet gjithmonë e më shumë për një krizë të thellë në ekip.

Drejtuesit e klubit janë në mendime për një ndërrim të mundshëm të pankinës juventine dhe kjo ka ardhur si rezultat i dy humbjeve radhazi që ka pësuar Ferrara respektivisht me Bajernin dhe Barin.

Duket se për teknikun bardh e zi gjërat nuk po ecin ashtu siç duhen dhe nqse tekniku do të marrë dhe një rezultat negativ në ndeshjen me Katanian atëherë me shumë mundësi do të kemi një largim të tij.

Opsioni më i mirë për Juventus duket se është Hiddink që për momentin nuk ka një ekip në patronazh. Tranieri holandez është tepër i mirëpritur nga tifozët e ekipit por, flitet gjithashtu se nëse Ferrrara do ta mbyllë këtë sezon tek Juventus atëherë mund të kemi një kalim të trajnerit të Xhenovës në pankinën juventine, për sezonin e ardhshëm.

Gjë mjaft e pëlqyeshme nga drejtuesit e klubit duke parë dhe interesimin që kishin për Gasperinin vitin e kaluar.

r.b/NOA

KOMENTE