Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përrenjas, vjedhin shkollën e tyre, kapen tre të mitur
English

Përrenjas, vjedhin shkollën e tyre, kapen tre të mitur

Librazhd, 14 dhjetor NOA - Tre të mitur dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së shkollës 9-vjeçare në Përrenjas.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Qybra Sokoli" në Përrenjas, F.A, është paraqitur sot në ambienti të komisariatit të policisë së Librazhdit ku ka bërë kallëzim për vjedhjen e shkollës.

Sipas saj, mëngjesin e sotëm rreth orës 7.45 është konstatuar se në shkollën që ajo drejton, mungonin disa pajisje të saj, konkretisht, një kompjuter, një orë muri si dhe disa pajisje të tjera të cilat shërbenin për mësimdhënien në këtë shkollë.

Menjëherë pas regjistrimit të kallëzimit, policia nisi hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.

Policia organizoi operacionin të koduar "HUCKERS 14" i cili u finalizua me zbulimin dhe kapjen e tre autorëve të dyshuar.

Sipas policisë dyshohet se ata janë A.T 13-vjeç, N.S 13-vjeç dhe G.Gj, 12-vjeç të tre banuesa në Përrenjas dhe nxënës së kësaj shkolle.

Gjithashtu tre të miturit janë dhe autorë të vjedhjes së një dyqani floriri, në Përrenjas, të cilët kanë vjedhur disa bizhuteri floriri si, unaza, varëse, byzylyk etj, ngjarje kjo e ndodhur më datë 02.12.2009.

k.k/NOA

KOMENTE