English

Policia e Tiranës në aksion kundër shoferëve debitore dhe shkelësve të qarkullimit

Tiranë, 14 dhjetor NOA - Policia e Tiranës, po vazhdon ende aksion kundër shoferëve debitor dhe shkelësve të qarkullimit rrugor.

Gjatë këtyre dy ditëve, janë ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 37 leje qarkullimi të automjeteve.

Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 332 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. "Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës' thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga policia e Tiranës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë konstatuar dhe vendosur 155 masa administrative dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi.

k.k.NOA

KOMENTE