Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti slloven: GJND nuk besoj se merr vendim për Kosovën
English

Presidenti slloven: GJND nuk besoj se merr vendim për Kosovën

Ljubjana, 14 dhjetor, NOA - Presidenti slloven Danilo Turk dekalroi se nuk beson se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë do të sjellë konkluza përfundimtare për legjimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pasi "do të duhet ta marrë parasysh rregullën se njohja e shteteve është punë e sovranitetit të atyre shteteve të cilat njohin".

"Gjykata mund t'i analizojë rrethanat të cilat kanë sjellur deri tek shpallja e pavarësisë, por nuk mundet t'ua rregullojë shteteve politikën e tyre të njohjes. Kjo është punë e sovranitetit të secilit shtet në veçanti. Prandaj nga mendimi përkatës i gjykatës në Hagë nuk guxojmë të presim shumë", tha Turk gjatë një interviste.

Presidenti slloven vlerëson se paralajmërimi i paradokohshëm i kryetarit të kësaj gjykate Hishasi Ovada është në vend" dhe thekson se "gabojnë të gjithë ata të cilët në shembullin e Kosovës presin gjykata të sjellë aktvendim me formën e mendimit".

 "Mendim dhe vetëm ajo që vetë emri flet-mendim" tha ai.

Tirk, i cili është profesor i së drejtës ndërkombëtare, thekson se çështja për ndarje të njëanshme gjithmonë është kontestuese dhe e lidhur me tensionet politike, edhe në këtë kuptim e rrezikshme për paqen në botë.

"Por në rastin e Kosovës duhet ta kemi parasysh edhe elementin humanitar. Fakt është se në verën e vitit 1998 erdhi deri tek përdorimi i gjerë i fuqisë në Kosovë, ndërsa kishte viktima në mesin e popullatës civile. Vlerësimi për rrezikimin e popullatës civile dhe paqes ndërkombëtare dhe sigurinë u pranua në gjerësi. Merreni parasysh faktin se Këshilli i Sigurisë i KB-së që nga fundi i vitit 1998 vlerësoi se situata është keqësuar deri në atë masë sa që e rrezikon paqen ndërkombëtare", tha ndër të tjerash Danillo Tirk. NOA-INA

Â

Â

Â

KOMENTE