English

Presidenti Topi dekoron albanologun Selman Riza

Tiranë, 14 dhjetor NOA - Presidenti, Bamir Topi dekoroi sot albanologun Selman Riza me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes), me motivacionin: "Shkencëtarit të shquar, që me veprën e tij krijoi një thesar të çmuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit shqiptar, personalitetit të spikatur, me kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e albanologjisë". Me këtë rast, në Presidencë u zhvillua ceremonia solemne.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, në shenjë nderimi dhe respekti për punën kolosale të shkencëtarit të shquar të lindur në Gjakovë, Presidenti Topi i dorëzoi Urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës familjarëve të Selman Rizës.

Në emër të tyre përshëndeti Prof. Emin Riza, i biri i albanologut të shquar: "Më lejoni zoti President, që në emër të familjarëve, të afërmve dhe njohësve të veprës së Selman Rizës, t'ju shpreh nderimet e sinqerta për vlerësimin e veprimtarisë së tij disa rrafshëse! Ky vlerësim vjen natyrshëm në kuadrin e ri politiko-shoqëror të Shqipërisë, e cila thuajse njëzëri hodhi poshtë përgjithmonë çnjerëzinë e bolshevizmit të skajme, apo enverizmit. Vlerësimi i figurave të shquara të kombit tonë vital gjatë mbarë historisë së tij shumtas tragjike, është vlerësim i mbarëkombit, i cili rriti dhe i vuri ato në krye të mendimit shqiptar, gjithëherë mëmëdhetar dhe të arsyeshëm njëherazi". Veprimtaritë e gjera në Kosovë, me ndihmesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e të Komunës së Gjakovë, të cilat krahas kujdesit për rivarrimin e eshtrave të Selman Rizës në vendlindje, ngritjes së bustit në qendër të Gjakovës dhe dekorimit me Medaljen e Artë të Lirisë prej Presidentit të Kosovës, zotit Fatmir Sejdiu, u shoqërua me botime të rëndësishme. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin Kryetari i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Gudar Beqiraj, Nënkryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Besim Bokshi, rektorë dhe dekanë të universiteteve, albanologë dhe gjuhëtarë, anëtarë të Akademisë së Shkencave, të Qendrës së Studimeve Albanologjike të Tiranës si dhe të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE