Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: QKL, hap para në përmirësimin e klimës me biznesin
English

Prifti: QKL, hap para në përmirësimin e klimës me biznesin

Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Qendrat e Licencimit vijnë akoma më pranë sipërmarrësve të rinj, duke zgjeruar rrjetin e shërbimeve në qytetet kryesore të vendit. Në sajë të një marrëveshje të arritur mes Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), rrjeti tashmë i ngritur i QKR-së do të vihet në dispozicion të qytetarëve edhe për dhënien e licencave jo vetëm në Tiranë. Në aktivitetin e organizuar sot në ambientet e QKL-së me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme për biznesin, mori pjese edhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.

Gjithashtu të pranishëm ishin drejtorët e Përgjithshëm të QKR dhe QKL, Tomi Kola dhe Eneida Guria, kryetarët e Bashkive të Shkodrës, Korçës dhe Vlorës, përkatësisht Lorenc Luka, Niko Peleshi, dhe Shpëtim Gjika, zyrtari i Programit të USAID-it, Sean Huff si edhe përfaqësues të biznesit.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të bëjë të mundur që sportelet e QKR-së të shërbejnë dhe për shërbimet e licencimit të biznesit. Korça, Shkodra dhe Vlora janë të parat qytete ku do të fillojnë të funksionojnë sportelet e licencave.

Bashkimi në një vend i të dy sporteleve, jo vetëm që do të kursejë shpenzime të konsiderueshme nga buxheti i shtetit, por edhe do t'i sigurojë lehtësira shtesë bizneseve.

Ministri i Ekonomisë, Prifti, vuri në dukje kontributin e rëndësishëm të qendrave të shërbimit me një ndalesë për regjistrimin dhe liçencimin e bizneseve në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, një kontribut i evidentuar dhe në raportin "Të Bërit Biznes" nga Banka Botërore.

Në këtë raport, renditja e Shqipërisë përsa i përket fillimit të një biznesi - i cili lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë e QKR-së dhe QKL-së - ka pësuar një ngritje nga vendi 123 në të 46-in nga raporti 2008 në atë 2010.

Veç të tjerash Ministri Prifti, tha se tashmë është akoma edhe më e lehtë për të marrë një liçencë për biznesin.

"Mes Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit nënshkruhet kjo marrëveshje bashkëpunimi për t'u përdorur infrastruktura e QKR-së, pra të njëjtat sportele dhe zyra, për të bërë edhe shërbimin e qendrës kombëtare të liçencimit, u shpreh Ministri.

Brenda kësaj qendre, brenda këtij sporteli të vetëm sot ofrohen rreth 65% e të gjitha lejeve dhe liçencave që jepen në Shqipëri për të hapur një biznes.

Deri dje këto leje dhe licenca janë dhënë nëpër institucione të ndryshme të shtetit shqiptar. Ne për të lehtësuar gjithë punën e biznesit për të marrë këto leje e licenca, i kemi grumbulluar në një sportel të vetëm", tha kreu i METE-s.

Prifti ka siguruar se brenda këtij viti do të ngrihen edhe qendra të ngjashme liçencimi për sektorin e energjetikës dhe atë minerar.

Në këtë drejtim, bizneset kudo në Shqipëri së shpejti do të mund të përfitojnë nga lehtësirat e aplikimit për liçenca me një ndalesë më pranë tyre, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme që do ta bëjë më të lehtë kryerjen e biznesit në Shqipëri.

***

QKL-ja dhe QKR-ja janë dy institucione të ngritura me mbështetjen e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, si nisma të qeverisjes elektronike që u kursejnë investitorëve kohë të vlefshme në hapjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre, ndërkohë që rrisin transparencën dhe zvogëlojnë mundësitë për korrupsion.

e.r/NOA

KOMENTE