Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta e PS, Gashi e Bizhga: Jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur votat tona
English

Protesta e PS, Gashi e Bizhga: Jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur votat tona

Durrës, 14 dhjetor NOA/ UPDATE - Gjatë protestës së opozitës e cila u zhvillua sot pasdite në qytetin e Durrësit ka mbajtur një fjalin deputeti i PS, Hazir Gashi.

"Jemi mbledhur këtu ashtu si më 20 nëntor, për t'i kujtuar Sali Berishës se ne jemi për mbrojtjen e votës së lirë. Shqipëria është një vend që shtetasit kërkojnë të lexojnë votën e lirë. Durrësi është një vend që ka kërkuar të mbrojë votën e lirë. Durrësi meriton më shumë, e jo ata që manipulojnë të ardhurat e qytetarëve të tyre.

Në Evropë shkohet me luftë politike e jo me rritjen e taksave. Shkohet duke mbrojtur bizneset e jo duke i luftuar ata.

Jemi mbledhur për t'i dhënë mbështetjen kolegjiale liderit të PS, për t'i treguar Sali Berishës se jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur votat tona" tha Gashi.

Ndërkohë që edhe deputeti i PS,Gazmir Bizhga deklaroi sot gjatë protestës se opozita nuk dorëzohet deri në hapjen e kutive.

"Kemi kaq ditë që dëgjojmë kryeministrin që thotë se do t'i shkuli deputetët e PS, ne i themi se ata janë përfaqësuesit e popullit, e nuk do të hyjnë në parlament pa u hapur kutitë. Prandaj i kërkojmë ose hap kutitë ose largohu" tha Bizhga.

k.k/NOAÂ

KOMENTE